Vizitë në Rusi, Macron dialog me Putinin për sigurinë dhe klimën

28 Qershor 2020, 14:26Bota TEMA

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron planifikon të vizitojë Rusinë së shpejti për të vazhduar bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, rreth sigurisë dhe ndryshimeve klimatike.

Shefi i Elizesë e ka inkurajuar Europën dhe NATO-n të rishikojnë partneritetin strategjik me Moskën. Të dy presidentët kishin biseduar përmes një video-konference një ditë më parë.

“Dialogu i ndërtimit të besimit i iniciuar së bashku me presidentin Putin, vazhdon”, tha Macron në Twitter.

Marrëdhëniet në mes Moskës dhe Perëndimit janë dobësuar shumë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe roli i saj në konfliktin me Sirinë dhe ndërhyrja në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Macron ka shprehur edhe nevojën e fundit të konfliktit në Ukrainë ku luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë lanë të vdekur 13,200 persona që nga prilli i vitit 2014.

Tre vjet më parë, u shfaqën disa pretendime sipas të cilave Kremlini ishte përpjekur të influenconte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe kreu i lëvizjes “ En Marche” të Macronit, Richard Ferrand, pat paralajmëruar publikisht mbi “ndërhyrjet e një shteti të huaj” duke hequr paralele mes shënjestrimit të Macronit dhe ish kandidates presidenciale në SHBA, Hillary Clinton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje