Ambasadorja amerikane mesazh politikës: Punësoni të rinjtë, klima e biznesit nuk u përkeqësua vetëm nga tërmetet. Shqiptarët kërkojnë rezultate konkrete

29 Qershor 2020, 11:27Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për klimën e biznesit në vendin tonë.

Në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim tha se shqiptarët kanë nevojë për punësim të të rinjve.

Sipas një anketimi të publikuar nga Dhoma Amerikane, tha Kim, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.

“Me rëndësi për vendin është punësimi i të rinjve. Përveç tërmeteve problem për biznesin është edhe pengesa strukturore. 

Një nga prioritetet e mia është rritja e investimeve amerikane në Shqipëri. 

Korrupsioni ndikon në ekonomi, pengësë gjithashtu është edhe klima politika dhe konkurrenca e pandershme. 

Pres të shoh më shumë vizion në këtë aspekt. Populli shqiptar kërkon rezultate.”,-tha Kim. 

4 komente në “Ambasadorja amerikane mesazh politikës: Punësoni të rinjtë, klima e biznesit nuk u përkeqësua vetëm nga tërmetet. Shqiptarët kërkojnë rezultate konkrete”

  1. apolonacademy says:

    zonja ambasadore , me gjithe respektin qe kam per shtetin amerikan , por ju ambasadoret lini shume per te deshiruar ,vetem fjale fjale fjale, asgje konkrete , vini merrni parate , beni karrieren tuaj politike , dhe as qe ju intereson hic ky vend, e ky popull te eci ne drejtimin e duhur, nga ju i kemi peshqesh gjithe keta funderrina politikane ketu e 30 vjet, ju i sollet e ju i mbeshtetet , nuk ju intereson hic ky vend te behet , te kete shtet lifjor , te sundoj ligji, kaq e veshtire qenka qe ti zhdukni nje ore e mepare keta plera politikane , qe kane 30 vjet qe e vjedhin e tradhetojne dhe ekane poshteruar si mos me keq kete popull e kete vend , kaq e veshtire qenka per ju ???? se neper vende te tjera , ju keni bere mrekulli, pak e cuditeshme kjo pune , nejse me mire ndihma e zotit sesa e robit, shqiperi …. trishtim.

  2. Tea says:

    Haha haha Edi Rama po bene shtet…

  3. On says:

    Shqiperia ka nevoje per nje kryeprokuror te huaj….me stafin e tij….vetem atehere do shpetoje…te tjerat jane pallavra…..

  4. Valieri says:

    Nje thirrje qe i ka munguar prej kohesh politikes ne pergjithesi. Z.ambasadore, so qe te punesohesh ne administrate (shtet), duhet te jesh pjese e partise, duhet te kesh te njohur ku te negociojne me shefat, duhet te paguash, duhet te kesh qene pjese e byrose politike te shtetit komunist. Po ti referoheni nje sondazhi se ku jane te punesuar bijte apo bijat apo nipat e krereve te larte komuniste, ish antare te KQPartise se punes, do te shikoni se dhe pa arsimin perkates, jane ne pozicione te larta te drejtimit ne administrate. Pjesa e shkaterruar nga ky regjim, ne shtresa e te perndjekurve, shihemi se njolle e zeze, paçka se rezultatet akademike jane me te mira se keta te punesuareve. Njerez qe kane mbaruar nje fakultet per gjuhe te huaja, ku sot shkollimi i drejtimit dhe menaxhimit ne administrate apo institucion, eshte nje korikul me vehte. Njerez qe kane bere nje shkolle te dyte kur shqiperia ishte ne orag te nje lufte civile, duke mbaruar per dege si juridik, ku gati gjysma e shqiperise ka mbaruar kete juridik, kush partime kush te plepat. Sot shperblehesh nga paria ne pushtet, per nje vend pune nese ti i sherben ne zgjedhjet e ardheshme. Z.ambasadore, per te qene i sinqerte me ju dhe me ate qe une deklaroi ketu ne kete portal, shikoni dhe kerkoni punesimet keto tre kater muajt e fundit ne adminstraten e shtetit deri ne KLP, ku vlera e sejcilit duhet te peshohet me kandarin stemen klasike te drejtesise. Repekte per ineresimin, nje kopje dua te jua dergoj ne posten elektrinike tuajen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje