Ish-kryeministri francez dënohet me burgim për keqpërdorim të fondeve publike (këta gjyqtarë nevojiten në Shqipëri)

29 Qershor 2020, 18:32Bota TEMA

Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar.

Gjyqtarja Nathalie Garavironi, ka thënë se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.

“Zonja Fillon është punësuar në një pozitë pa angazhim”, ka thënë Gararino.

Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati, Antonin Levy.

Kjo i bie që ata nuk do të shkojnë në burg përpara se Gjykata e Apelit të marrë vendim.

1 komente në “Ish-kryeministri francez dënohet me burgim për keqpërdorim të fondeve publike (këta gjyqtarë nevojiten në Shqipëri)”

  1. Baliu says:

    “Historia” nuk mund te rishkruhet – thenje nga Moderrn Prostident aka Gorge Washington-i i Brojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje