Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Mira Kola, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kudnër COVID-19.
Në një mesazhet të publikuar në mediat sociale, Kola shprehet se askujt nuk i kushton gjë nëse mban një maskë dhe duhet ruajtur distancimin fizik.
“Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh.
Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik.
Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID“, shprehet Kola.
Më tej Manastirliu u bën thirrje qytetarëve që ta dëgjojnë këtë mesazh nga mjekja Mira Kola, që punon në QSUT. Ministrja shton se me kujdes dhe së bashku e mundim COVID-19.
Si ka mundësi te degjohet nje Sazan Guri, Alfred Adhe Çako e ca çapaçulë qe s’kane haber nga mjekesia, e ne te mos zbatojme rregullat e dhena nga mjeket e mbi te gjitha te atyre kopetet ? A na kane plasur syte se ç’po bëhet në bote ? Mos valle jemi me te vertet injorant ?