Rriten tensionet mes dy vendeve, femrat në "mes": Korea e Jugut publikon foto “provokuese” të gruas së Kim Jong-un

30 Qershor 2020, 21:38Bota TEMA

Sikur mos të mjaftonin tensionet politike mes dy Koreve, tani po merren edhe me gratë.

Korea e Jugut ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri, në të cilat është stampuar gruaja e liderit suprem Kim Jong-un, e veshur në mënyrë mjaft provokative.

Mendohet të ketë qenë kjo arsyeja që Korea e Veriut të hidhte në erë një zyrë ndërlidhëse dhe të ushtronte presion me anë të forcave ushtarake në kufi.

Thuhet se fletëpalosjet janë pjesë e një propagande të iniciuar nga Korea e Jugut dhe sipas ambasadorit rus në Penian, Matsegora, kjo sjellje e Koresë së Jugut është mjaft fyese dhe denigruese në dëm të familjes Jong-un.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje