Mes të "shenjuarve" të OFL, i burgosuri në 2 kohë që kaloi 40 vjet të jetës në qeli, bashkëvuajtës i Fatos Lubonjës

1 Korrik 2020, 15:19Kronika TEMA

OFL u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 4 dënuarve, 2 për drogë dhe 2 për vrasje.

Mes tyre eshte dhe Abaz Berhami banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Gjysmën e jetës Abaz Berhami e ka kaluar në qeli. Ai ka qenë i burgosur politik në kohën e diktaturës, dhe i dënuar për vrasje pas vitit 1997, pra në 2 kohë të ndryshme.

“Kam jetuar i lirë vetëm 7 vjet. Në kohën e regjimit u dënova me 12 vjet burg në vitin 1984, për tentative arratisjeje në Jugosllavi. Isha i ri atëherë, sapo kisha krijuar familje e punoja shofer.

Me gjithë kamion tentova të kaloj kufirin dhe më kapën”, ka thënë Abazi në një intervistë.

Ai tregon se ka pasur bashkëvuajtës ish-të përndjekurit që nga Lirak Bejko e deri te Gjergj Ndreca. Por edhe emra të njohur të dënuar nga regjimi, si Fatos Lubonja, Vladimir Balluku, Namik Ajazi, Anton Sheti.

2 komente në “Mes të “shenjuarve” të OFL, i burgosuri në 2 kohë që kaloi 40 vjet të jetës në qeli, bashkëvuajtës i Fatos Lubonjës”

  1. Ballisti says:

    Dhe per keto merita, kolegu i tij president duhette nxjere dekret qe OFL te mos e preke dhde ti jepet dekorata”nderi kombit”;

  2. Qytetari says:

    Kjo esht normale llumin fuste ne burg PPSHja , nese ishe njeri korrekt as te thosh kerkush plac me goj , ja e verteta , po sot fain Enveri e ka akoma per ket seri njerzish. Bishti qenit bisht qeni ngelet se ashtu esht i destinuar te jet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje