Jo të gjithë në Partinë Demokratike janë gati të t’i urojnë mirëseardhjen të ashtuquajturës “Gardë e Vjetër”.
Për nënkryetarin Edmond Spaho, selia blu mirëpret të larguarit, të cilët duan të vijojnë kontributin për të rrëzuar qeverinë aktuale, por Spaho, i mbyll derën kritikëve të Lulzim Bashës, pasi sipas tij të gjithë ata që mendojnë ndryshe janë zëdhënës të Edi Ramës.
“Dua të bëj edhe dallimin për ata që janë shprehur kundër veprimeve politike të PD, madje në momente të caktuara kur ka qenë e nevojshme për Edi Ramën, kanë bërë edhe zëdhënësin e tij, kjo nuk është pjesa që presim të vijnë dhe të japin kontributin në Partinë Demokratike, aq më tepër që një pjesë kanë krijuar edhe partitë e tyre”, tha Spaho.
Teksa sqaron për gazetaren Daniela Maloku të Report Tv, planin ekonomik të Partisë Demokratike, Edmond Spaho bën përgjegjës kryeministrin Rama për klimën e tensionuar politike, faktor që ndikoi në rënien ekonomike sipas tij.
“Opozita nuk mund të qëndrojë fasadë, të bëjë sehir ndërsa manipulohet rezultati zgjedhor. Nga zgjedhjet varet qëndrueshmëria e të gjithë komponentëve të shoqërisë, për rrjedhojë vëmendja jonë dhe fokusi i betejës është ti sigurojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vetëdijshëm që përballë kemi kundërshtar agresiv, por ai nuk e pengon dot rotacionin politik, i cili do ti hapë rrugën planit ekonomik në të mirë të vendit”, tha Spaho për Report TV.
Në fokus të programit ekonomik të Partisë Demokratike, do të jetë veçanërisht lëvizja për të rifutur në sistemin fiskal taksën e sheshtë prej 9%.
“Ne mendojmë që programi ynë ekonomik i jep zgjidhje problemeve, veçanërisht lëvizja për të rifutur në sistemin fiskal taksa e sheshtë prej 9% nëpërmjet së cilës mendojmë të rrisim investimet, vecanërisht të huajat, do nxitet punësimi, sistemi fiskal do të gjenerojë më shumë të ardhura dhe do të reduktohet informaliteti. Do të ketë gjithashtu komponentë të tjerë që do të kenë të bëjnë me thjeshtëzimin e sistemit fiskal, të reduktojmë numrin e taksave për të ulur barrën fiskale për bizneset”, vijoi ai.
Sipas Edmond Spahos, Programi ekonomik i PD është produkt i një ekspertize në bashkëpunim me CDU/CSU.
Oho, ky vazhdoka akoma me konceptet e partive monolite, bolshevike! As që mund ta konceptojë një parti të kohës aktuale, ku fraksionet lulëzojnë. Ore zotëri, problem është të bësh bashkë dhe krijosh hapsirë për ata që mendojnë ndryshe, pa për të bërë bashkë Palokën me Flamur Nokën nuk është ndonjë vështirësi, këta kurrë nuk mendojnë me mëndjen e tyre, por të udhëheqsit. Problem është për ata që kanë aftësinë dhe kurajon të mendojnë me mëndjen e tyre, por sidomos shfaqin në çdo kohë hapur mendimet ndryshe. Je aq i zgjuar sa ti bësh bashkë me vehten këta? Ky është problemi.
Me kete “rrymdymylin” dhe tabakjoriden, PD e sigurte qe shkon drejt fitores,