Vijon më tej solidariteti i shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Itali duke dëshmuar ditë pas dite bujarinë dhe zemërgjerësinë që karakterizon popullin e tyre.
Së fundmi, një grup sipërmarrësish shqiptarë nga Conegliano (Treviso) kanë bërë një gjest human duke kontribuar për vendin fqinj i cili gjendet në ditë aspak të mira.
Bashkërisht, në emër të shqiptarëve që jetojnë në atë zonë, ata i kanë dhuruar 11 mijë euro rajonit të Venetos në Itali si gjest solidariteti e ndihme që ky territor po kalon nga emergjenca e pandemisë.
Grupi i sipërmarrësve është pritur nga guvernatori i këtij rajoni, Luca Zaia i cili ka vlerësuar aktin e tyre duke u shrpehur se “kanë treguar një ndjeshmëri të lartë e solidaritet për Italinë e për Veneton”.
Gjesti i shqiptarëve është pritur mjaft mirë nga qindra komentues në rrjetet sociale , italianë e shqiptarë që u janë mirënjohës Shqipërisë e shqiptarëve për ndihmën e zemërgjerësinë e treguar në këtë moment të vështirë për Italinë.
Edhe këtë herë, shqiptarët dëshmuan se dinë ta rikthejnë shumë fish respektin e ofruar vite më parë duke mos e harruar asnjë çast dorën e shtrirë të italianëve në ditët tona më të errëta.
Grupi i sipërmarrësve shqiptarë jeton në territorin e provincës së Trevizos dhe është mjaft aktivë në ndihmë të jetës social -kulturore të komunitetit shqiptar, shkruan gazeta “TemA”.
Pak kohë më parë ata kanë kontribuar në hapjen e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve e janë një histori suksesi me punën e tyre të përditshme.
Në Conegliano prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh të cilët përmes sjelljes së tyre shembullore janë shndërruar në ambasadorët më të mirë të Shqipërisë duke përcjellë vyrtytet më të mira të vendit.
Padyshim, bashkjetesa dhe organizimi i tyre ka shërbyer si frymëzim edhe për emigrantë të vendeve të tjera, të cilët nën shembullin e emigrantëve shqiptarë kanë kontribuar që të zhduket çdo barrierë e vendosur nga pala italiane dhe për t’u njësuar me vendasit. (TemA)
Bravo! Njerez me zemer te mire.
Ka baba çun hajde , ka baba çun .
Gushën si pullum hajde , gushën si pullum .
Hajdeni çunat e shqipes hajdeni .
Krenohemi .
Gjesti fisnik tregon tamam karakterin dhe karakteristikat e bijve të shqipes .
Përgëzime .