Mund të rikthehemi në karantinë? Manastirliu: Virusi të izolon edhe pa e bërë ne

2 Korrik 2020, 22:22Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të rikthehemi në karantinë, duke marrë shkas nga rritja e shifrave të të infektuarve me Covid-19.

Manastirliu tha se virusi mund t’i izolojë qytetarët edhe pa e bërë ministria. Ministrja bëri apel që qytetarët të mos ta lënë virusin që t’i sfidojë, por ta mposhtin atë.

“Ky virus të bënë dhe atë gjënë tjetër, të izolon dhe pa të izoluar ne. Të izolon në shtëpi bashkë me familjen, të lë pa shkuar në shkollë, të lë pa shkuar në punë. 

Ne nuk duhet ta lemë veten të sfidohemi nga ky virus, por duhet të mundohemi ta mposhtim atë”, theksoi ministrja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje