Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Do ndërtohen 522 banesa, sheshe dhe shkolla në Kurbin

2 Korrik 2020, 18:32Sociale TEMA

Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 552 njësive të banimit për familjet që u prekën nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bën me dije se përveç banesave do të rindërtohet edhe sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare.

Postimi i plotë Ahmetajt:

Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.

Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara.

Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.

Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.

3 komente në “Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Do ndërtohen 522 banesa, sheshe dhe shkolla në Kurbin”

  1. Kili says:

    Sa xhami do ndertohen??

    1. Matrapiku says:

      Lajmi eshte se, c’far fshihet pas kesaj dhurate. C’far marveshje kane ber “Rilindasit” ne kuriz te Shqiperis.

  2. Salilura says:

    Arben nuk e kuptoj pse duhet kjo marrveshje me Turkun ne keto ndertimeShqiperia ka experience me te mire se Turku ne ndertime Turku do i ndertoj opo do bej financimin Mendoj qe turku nuk do i fali keto para Puntore ne Shqiperi ka plote Cfare jan keto turpe dhe vjedhje te trasha qe beni ju Nuk kuptoj kjo qeveri eshte per popullin opo per te pasuruar miqet tuaj Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje