VIDEO/ Rama inspekton kantierin ku do ndërtohen 300 apartamente në Kavajë: Të nxjerrim më të mirën e mundshme nga fatkeqësia

2 Korrik 2020, 12:11Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër zonë në Kavajë, ku është hapur kantieri i rindërtimit të një zone me blloqe pallatesh.

I shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, Rama theksoi se në këtë bllok do të ndërtohen 300 apartamente dhe do të ngrihen 100 njësi shërbimi nga themelet me standardet më të larta. 

Mes të tjerash, Rama teksa u njoh me projektin në fjalë, theksoi se nga fatkeqësia duhet të nxjerrim më të mirën.

“Të nxjerrim më të mirën e mundshme nga fatkeqësia. Se tjetër nuk kemi çfarë bëjmë”,- tha Rama.

Nderkohe Rama e Ahmetaj ne qytetin e Kavajës, kanë inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit të një shkolle.

Godina e prishur nga tërmeti ka qenë gjimnazi i Kavajës, me rreth 627 nxënës dhe mbi 60 mësues, ndërsa tashmë do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit.

Rama është shprehur se ndërtimet e reja do të sjellin një ndryshim rrënjësor për kushtet e nxënësve dhe mësuesve.

“Kavajë – Në një nga 9 kantieret e infrastrukturës arsimore të Rindërtimit, e cila do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit, si një transformim rrënjësor i hapësirave e kushteve për nxënësit e mësuesit”, shkruan Rama.

1 komente në “VIDEO/ Rama inspekton kantierin ku do ndërtohen 300 apartamente në Kavajë: Të nxjerrim më të mirën e mundshme nga fatkeqësia”

  1. Zigur Qarri says:

    Ver Llapa ne variantin e Drejtorit ne Komunhales!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje