“Do të bëjmë këtë e do të bëjmë atë”: Artan Lame tregon kërcënimet që ka marrë dhe çfarë po ndodh në Kadastrën e Vlorës

1 Korrik 2020, 12:23Sociale TEMA

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ishte i ftuar në “Ditari” në A2, ku foli për ligjin e ri të regjistrimit të pronës.

Ai zbuloi se ka marrë shumë kërcënime nga njerëzit që nuk marrin atë që pretendojnë, por nuk shqetësohet për to.

“Jam kërcënuar shumë herë dhe asnjëherë. Janë të pafundme kërcënimet e inatit, kur njerëzit e shohin se nuk e marrin dot atë që pretendojnë.

Kërcënimet e tipit do të bëj këtë e do të bëj atë nuk i marr seriozisht, pasi shumica e tyre e harrojnë edhe vetë që e kanë thënë të nesërmen.

Ka edhe një kategori që ta çojnë llafin në mënyrë më të strukturuar, por edhe këta nuk arrijnë deri në fund.

Unë arsyetoj kështu: nëse nuk i ke hyrë kujt në risk, sepse kushdo e di nëse i takon me të vërtetë ajo që pretendon, duhet të rrish i qetë.

Unë kam 20 vite që merrem me këto histori dhe i përmbahem rregullit që nëse nuk i ke hyrë njeriu në risk, nuk ka për të bërë gjë”, tha Lame.

Sipas tij, ligji i ri “pretendon të mbyllë të gjitha proceset 30-vjeçare të pronësimit”.

“Në vitin 1991 nisi ndarja e tokës me ligjin 7501, në 1993 kthimi i tokave te ish-pronarët, më vonë procese të tjera të regjistrimit të banesave dhe oborreve, legalizimet etj.

Këto procese nuk janë mbyllur ende dhe ky ligj do të mbyllë të gjitha këto procese. Kadastra nuk është gjykatë, por magazinë e pronave.

Njerëzit, në dëshpërimin 30-vjeçar, na drejtohen sikur do të zgjidhim problemet e tyre.

Por, problemet zgjidhen ose nëpërmjet ligjit, kur ai është i qartë se kujt i takon prona dhe Kadastra bën regjistrimin; ose me gjyq.

Po t’i thuash njerëzve drejtojuni gjyqit, sikur i ke vrarë”, tha Lame.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se lëmshi i 30 viteve nuk mund të zgjidhet brenda disa muajsh.

Duhet të rregullojmë gjyqësorin, siç po përpiqemi ta bëjmë, dhe atij t’ia adresojmë të gjitha problematikat me pronat. Nuk ka rrugë tjetër.

Në sistemin kapitalist, gjyqësori vendos se kush ka të drejtë mes dy personave që kanë konflikt.

Por, çfarëdo që të bësh, gjysma do të mbetet e pakënaqur”, shtoi Lame.

Në lidhje me çështjen e Kadastrës së Vlorës, Lame tha:

“Po paguajmë marrëzinë e 30 viteve duke pasur kurajon të zgjidhim pisllëkun.

Edhe Vlora po përballon marrëzinë e 30 viteve, ka pjesën më të madhe të bregdetit më interesant të vendit, janë vlonjatë dhe nuk kanë durim, por thelbi është që ajo drejtori po vuan problematikat e grumbulluara për 30 vite”.

4 komente në ““Do të bëjmë këtë e do të bëjmë atë”: Artan Lame tregon kërcënimet që ka marrë dhe çfarë po ndodh në Kadastrën e Vlorës”

  1. dulla says:

    keshtu eshte kur ska shtet

  2. islam kacidhja says:

    Askujt nuk i ke hyre ne hak vertet vetem se deri tani nuk eshte bere asnje legalizim pa leke. Mjere ata qe i kane shtepite mbi dy kat. Te gjitha do t’i vuash tani kur te vish per vota.

  3. Mandravellua says:

    Ate lemsh e beni ju dhe Gjykata zoti Lame, pa harruar Ligjin famekeq qe favorizonte grabitjen.
    Po te fillosh te shkruash mashtrimet e bera nepermjet institucionit tuaj, nuk mjaftojne 10 romane.
    Legalizimi i tokave per pronaret e vertete ne bregdet nuk do te behet deri sa te vdese dhe ish pronari i fundit, qe pastaj ju te grabisni si te doni.
    Nderkohe legalizoni lloj lloj grabitesish qe vijne nen emrin tuaj. Ku e gjeti token ai ndertuesi ne Jale ?, po ai ndertuesi ne Palase ? Ato toka nuk kane qene truall ndonjehere. Si e ndryshuan destinacionin brenda nates, nga toke bujqesore ne truall ? Kush e vrau gjykatesin Skardilajd Konomi dhe pse ?
    Na trego pisllekun ne Kadastren e Vlores, me konkretisht. Jane Vlonjate dhe nuk kane durim ??? Kush e thote, ti apo ndonje tjeter ???
    Vete thua qe jane bere pislleqe per 30 vjet, Tani duhen pritur dhe 30 te tjera qe te pastrohen ???
    Ik ore kokrraa e hajdutit. Keni dhe kurajon e dilni publikisht. Plehra.

  4. Myzeqari says:

    O Lame…o asgan..po ankohesh per njerzit apo per hajdutet…hajdutet i ke ne kadastra…dhe i ka emëruar Edi Rama për te berë pare…shiko drejtorin e kadastres Fier..hajdut..me nam..del mbi ligjin dhe jep çertifikaten e pronesise elektronike,EDI thotë po,ky hajduti thote po ja,prit,po pastaj…neser…por që eshte i lidhur dhe me halabakë…… o Lame,po ky ja qënë avokat dhe kishte të ardhura sh te mira,si vajti ky lepuri të punoj per 600.000 lek te vjetra te kadastra..ky Ervini ose Vjenera ka vajtur per te vjedhur dhe rrembyer….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje