Shifra alarmante: Humbin jetën nga koronavirusi 3 persona, 82 të infektuar në vetëm 24 orë

2 Korrik 2020, 11:03Sociale TEMA

Vijon të jetë i lartë numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënur 82 raste pozitive si dhe kanë humbur jetën nga Covid-19, 3 persona.

Viktimat janë një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, të cilët kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Dekarata e ministrisë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni patjetër maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)

Testime totale                         27671
Raste pozitive                          2662
Raste të shëruara                      1559
Raste Aktive                             1034

Humbje jete                              69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat  8
Dibër8
Gjirokastër 7

(TemA)

1 komente në “Shifra alarmante: Humbin jetën nga koronavirusi 3 persona, 82 të infektuar në vetëm 24 orë”

  1. pjeter says:

    Tani ti pini lengun vitusit.Eshte jashte kontrollit komplet. 380 teste te dalin 82,sikur te behen me mijra teste arehere do shifen sa jane.nuk munden ne shqipeti te procesojne me shume se kaq teste,dhe per fat te keq njezit ne shqiperi nuk kuptojne akoma sa i rrezikshem eshte ky virus,dhe vazhdojne ta perhapin kudo qe levisin pa maska,te gjithe grumbull,pa pasur kujdes se cfare prek me dore.Po martin ne qafe nena baballare,gjysher,ata qe kane ndonje problem te vogel por jetojne pa rrezikuar jeten,po nuk mori masa shteti menjehere,do kete pasoja shume te renda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje