Armët bërthamore, Kina: Të gatshëm për diskutime nëse SHBA redukton arsenalin

8 Korrik 2020, 15:53Bota TEMA
Armët bërthamore, Kina: Të gatshëm për diskutime

Kina u shpreh sot e gatshme për t’iu bashkuar diskutimeve ruso-amerikano për reduktimin e armëve bërthamore, ashtu si kërkon SHBA-ja, por vetëm nëse këto të fundit angazhohen për të reduktuar arsenalin e tyre në nivelin kinez, 18 herë më të ulët.

Amerikanët dhe rusët zhvilluan në fund të qershorit në Vjenë diskutime në përpjekje për të zgjatur traktatin e reduktimit të armëve nukleare.

Kjo marrëveshje dypalëshe kufizon numrin shumë të madh të armëve të tyre bërthamore dhe përfundon në shkurt të vitit 2021.

SHBA-ja kërkon të përfshijë edhe Kinën në negociata duke theksuar se kapaciteti i saj bërthamor po zgjerohet me shpejtësi.

Pekini refuzon duke nënvizuar se ka një arsenal që nuk ka lidhje me sasinë e dy ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë.

”Amerikanët disponojnë rreth 5 800 koka bërthamore dhe rusët 6 375, kundër 320 për kinezët, 290 për francezët dhe 215 për britanikët”, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit për Paqen (SIPRI).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje