COVID-19, Manastirliu: Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital me simptoma të rënduara, respektoni masat, bëhuni pjesë e betejës së përbashkët

8 Korrik 2020, 14:08Sociale TEMA
COVID-19, Manastirliu: Vijon të ketë pacientë të rinj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu  i bëri apel sot qytetarëve të respektojnë masat për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndërsa theksoi se në Spitalin Infektiv vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19.

Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19.

I gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë!

Bëhu pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID19, duke respektuar rregullat

Ruaj distancën nga të tjerët

Vendose maskën

Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive, – tha Manastirliu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje