Bergomi: Kumbulla, një djalë me personalitet. Çfarë dueli me Lukakun!

10 Korrik 2020, 10:33Sport TEMA

Beppe Bergomi komentoi në mikrofonat e “Sky Sport” performancën e Marash Kumbullës në Hellas Verona-Inter 2-2, pas një dueli të bukur të 20-vjeçarit shqiptar me Lukakun:

“Në futbollin e sotëm, të gjithë mbrojtësit kanë nevojë ta masin dhe tregojnë veten ndaj rivalësh të fortë, që shënojnë rregullisht. 

Kumbulla, në duelet një kundër një me Lukakun, tregoi saktësi dhe personalitet të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë i parashikoi lëvizjet e rivalit, herë të tjera ia doli me shumë përpjekje.

Mos harroni se po flasim për një djalë ende të ri. 

Nuk e kuptoj plotësisht se sa i shpejtë është, sepse kur shkon të luash në një ekip të shkëlqyer, shumë herë duhet të mbrosh në fushë të hapur dhe të kesh shumë metra për të shkuar edhe mbrapa. 

Sidoqoftë, ai është një djalë me personalitet dhe nëse e fut brenda një skuadre, me lojtarë që e njohin sistemin e tij të lojës, mund të bëjë mjaft mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje