Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se janë në rrugën për të prodhuar një vaksinë në “kohë rekord” kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se kjo do të bëhet e ditur shumë shpejtë, transmeton Anadolu Agency.
Trump me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi dekretin i cili parashikon formimin e një nisme të re për rritjen e mirëqenies së amerikano-latinëve në vend.
Duke vazhduar këmbënguljen e tij për hapjen e shkollave në vjeshtë pas COVID-19, Trump bëri thirrjen: “Duhet të rikthehemi në shkollat tona dhe të ndalim këtë marrëzi politike. Demokratët nuk duan hapjen e shkollave sepse mendojnë se kjo do t’i ndihmojë ata në zgjedhjet më 3 nëntor. Por, unë mendoj se kjo do t’i dëmotjë ata. Hapni shkollat”.
Trump ka nënvizuar se kanë shënuar përparim edhe në fushën e shkencës. “Aktualisht ka shumë rrugë trajtimi efektive që përdoren kundër COVID-19 ndërkohë shumë të tjera janë në fazën e zhvillimit. Jemi në rrugën për të prodhuar një vaksinë në kohë rekord dhe besoj se kjo vaksinë do të bëhet e ditur në një kohë shumë shumë shpejtë”, tha ai.
Presidenti amerikan reagoi ndaj kërkesave për ndërprerjen e fondeve të siguruara për policinë pas protestave në SHBA. Ai tha se “Këta njerëz janë çmendur. Ndërprerja e fondit të siguruar për policinë dëmton shumë edhe amerikano-latinët “.
Pasi vuri theksin se ekonomia amerikane ka përjetuar ditët më të mira para shfaqjes së COVID-19, Trump dha mesazhin se “Kina po përpjetonte ditët e saj më të këqija prej 67 vitesh. Ishte e palumtur dhe po shkonte në drejtim të gabuar. Ndërsa ne ishim numër një në ekonomi. Ndërsa më pas erdhi pandemia. Por, ne sërish do ta marrim veten”.
Ky vetem genjen. Nuk di te flas asnjehere drejt por vetem shtrember.. Keshtu ka qene edukimi i tij. Degjoni dhe lexoni kur te dal libri i mbeses tij, ku thote Trump burri me i rrezikshem ne bote.