Koronavirusi i merr jetën një ndër mbretëreshave të Afrikës së Jugut

10 Korrik 2020, 09:12Lifestyle TEMA

Një nga familjet mbretërore në Afrikën e Jugut njofton vdekjen e mbretëreshës Noloyiso Sandile si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Një nga motrat e mbretit Zulu, Goodwill Zwelithini, mbretëresha 56 vjeçare Noloyiso, shërbeu si regjente e familjes mbretërore amaRharhabe.

Presidenti Cyril Ramaphosa e përshkroi mbretëreshën e ndjerë si një “ruajtëse të vlerave tradicionale dhe një lidere inspiruese të popullit të saj”, duke shtuar se ajo luajti një rol mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e mbretërisë së saj në kepin lindor.

Afrika e Jugut numëron 7 monarkë të njohur zyrtarisht që përfaqësojnë grupe etnike dhe klane të ndryshme.

1 komente në “Koronavirusi i merr jetën një ndër mbretëreshave të Afrikës së Jugut”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje