Përleshje për drejtimin e një kishe në Afrikën e Jugut, raportohen viktima

11 Korrik 2020, 20:26Lifestyle TEMA
Përleshje për drejtimin e një kishe në Afrikën e Jugut,

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi të armatosur në një kishë në Afrikën e Jugut.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se ka pasur një debat të ashpër prej kohësh në këtë kishë në lidhje me lidershipin e saj.

Policia e Johannesburg bën me dije se tashmë ngjarja ka marrë fund dhe nga duart e agresorëve u shpëtuan dhjetëra gra e fëmijë që mbaheshin peng prej disa orësh.

Në fund të operacionit u arrestuan 40 persona si dhe u sekuestrua një arsenal i madh armësh.

Konflikti për drejtimin e kësaj kishe ka nisur në vitin 2016 pas vdekjes së priftit.

Policia ishte lajmëruar dhe herë të tjera për të shtëna me armë në këtë objekt kulti mes besimtarëve.

1 komente në “Përleshje për drejtimin e një kishe në Afrikën e Jugut, raportohen viktima”

  1. NYPD says:

    Mos e kishit fjalën për Kishën Rilindja dhe pastor Fitor Muçën? Po, po për atë oratorin e fuqishëm me unazë magjike e kam llafin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje