Zhgënjim nga vendimi i Erdogan për shndërrimin e kishës së njohur në xhami

11 Korrik 2020, 09:27Bota TEMA

Urdhëri i presidentit turk Erdoganit për rikthimin sa më shpejtë të ndërtesës me famë botërore, Hagia Sofia, në xhami, që erdhi menjëherë pas një vendimi të Gjykatës së Lartë Administrative në Ankara, u shoqërua me kritika në shumë vende.

Megjithë protestat e mëparshme në të gjithë botën Gjykata e Lartë Administrative në Turqi vendosi që vendimi i Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne i vitit 1934 për ta shndërruar Hagia Sofinë në muze ishte i paligjshëm.

Në këtë mënyrë gjykata e anuloi statusin e kishës së dikurshme si muze dhe i hapi rrugën shndërrimit të saj në xhami.

Zhgënjim nga vendimi i qeverisë turke

SHBA e kritikuan njoftimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që ndërtesa me famë botërore, Hagia Sofia, në Stamboll do të përdoret përsëri si xhami. “Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë turke për të ndryshuar statusin e Hagia Sofias,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus. Ajo i bëri thirrje Ankarasë që të vazhdojë t’u lejojë të gjithëve që të vizitojnë “pa pengesë” kubetë e bazilikës të ndërtuar në shekullin VI.

Thirrje për konsekuenca

Zëdhënësi politik për Evropën i grupit parlamentar CDU / CSU, Florian Hahn, kërkon një përgjigje politike për shndërrimin e Hagia Sofisë nga muze në xhami. Ky shndërrim është “një provokim ndaj kulturës së përbashkët evropiane” dhe tregon “largimin e Turqisë nga BE-ja i cili po shtohet prej vitesh”, tha politikani i CSU-së. “Prandaj, ne duhet të nxjerrim konsenkuenca dhe të kemi guximin t’u japim fund negociatave të pranimit të Turqisë në BE.”

Edhe nënkryetari i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, u shpreh në Parlamentin Evropian në Bruksel se është në favor të ruajtjes së statusit aktual të ndërtesës me famë botërore. Schinas nënvizoi rëndësinë simbolike të ndërtesës së famshme botërore dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor.

Schinas kujtoi gjithashtu se në vitin 2010, kur Stambolli ishte Kryeqyteti Evropian i Kulturës, Erdogani e përshkroi metropolin në Bofor si një qytet evropian. Meqenëse tani po kërkohen më bisedime në nivel ndërkombëtar ose evropian, vendimi ndjek vetëm interesat e brendshme, tha Schinas.

Provokim i hapur ndaj kulturës evropiane

Qeveria greke e dënoi shndërrimin e Hagia Sofisë në xhami. Ky është një “provokim i hapur për të gjithë botën e civilizuar”, tha Ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni. “Nacionalizmi” i Erdoganit e katapulton Turqinë përsëri “gjashtë shekuj” më pas. Vendimi i gjykatës tregon se në Turqi nuk ka “pavarësi gjyqësore”.

Kisha Ortodokse Ruse shprehu keqardhjen për këtë veprim. Vendimi turk injoron “shqetësimin e miliona të krishterëve”, tha zëdhënësi i kishës ruse Vladimir Legoida për agjencinë e lajmeve Interfax.

Simbol politik

Hagia Sofia është simboli më i njohur turistik i Turqisë. Kupola masive me tulla dhe afresket e hollësishme tërheqin çdo vit miliona vizitorë dhe prandaj kjo ndërtesë ka edhe statusin e monumentit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Por Hagia Sofia është më shumë se një kryevepër arkitektonike – dhe ka qenë gjithmonë një simbol politik. Ndërtesa monumentale u ngrit në shekullin e gjashtë pas Krishtit nga perandori bizantin Justinian.

Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II e shndërroi shpejt kishën në xhami. Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu Hagia Sofinë në muze. Turqia moderne është një vend laik, ky qe mesazhi i asaj kohe.

Me rikthimin në xhami të monumentit të famshëm të UNESCO-s në lagjen Fatih të Stambollit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, synon t’u plotësojë dëshirat nacionalistëve turq, sepse për shumë prej votuesve të tij nacionalistë-islamikë, Hagia Sofia është simbol i pushtimit të Kostandinopojës së krishterë nga osmanët dhe i epërsisë së botës islamike.

10 komente në “Zhgënjim nga vendimi i Erdogan për shndërrimin e kishës së njohur në xhami”

  1. Haku says:

    Kot nuk thone politika esht super kurve. Me kte mentalitetin e “kultures se pergjithshme europiane” i bie qe Andaluzis ti kthesh te gjitha kishat ne xhamia sic kan qen. Nuk jam per kthimin e kishes ne xhami dhe pse ne shum vende te europes perfshi Gjermanin madje dhe Ameriken shum kisha po shiten si pasoj e mosfrekuentimit te cilat fatkeqsisht jane kthyer ne ndertesa bosh. Nderkoh ata po blihen nga komunitete muslimane te ardhur ne ato lagje duke i kthyer ne xhamia. Epo crendesi ka… mjafton njeriu te ket Zotin ne shpirt. Ndertesat jan pastaj dhe nuk jan… e keshtu more shoke europa… ceshtje interesash ose me nder kulture… v.k

    1. muhameti pedofil dhe rrembyes i gruas se djalit. says:

      e ngaterron nga padija apo cfare?andaluzia u pushtua dhe u ngriten xhamite me dhune.stambolli u pushtua dhe nuk eshte toke turke.turqit janee te ardhur ne shek XI.te gjitha sitet arkeologjike ne turqi jane greke.smund te mbante europa cibane islamike duke patur kulturen e saj .

    2. arber nga italia says:

      Haku, je një koqe kandari. Andaluzia i kishte kishat para pushtimit nga muslimanët. O trap Haku!
      Marokenët ishin pushtues si dhe turqit. Ata shndërruan kishat në xhamia. O koqe!

    3. Theatre and Drama says:

      Bylisi Ilir qe u “pushtua” nga disa kolone greke qenka toke greke?
      Cameria qe u pushtua para 100 vjetesh qenka toke greke?
      Epiri i Eperm apo Jugu i Shqiperise,qenka toke “greke” mqs disa lapazhuke qe kane mesuar greqisht kur emigruan keto 30 vjet,deklarojne se jane “greke” per perfitime ekonomike
      ndersa Istanbul qe ka 400 vjet nen Perandori dhe 100 vjet qender e Turqise,nuk qenka toke turke?haha
      Istanbul eshte Turqi dhe harroje se ka per te qene ndonjehere Greqi..

      1. F.K says:

        Rri o qyqar aman mos bej j teatro se nuk barazojme dot me asgje me grekun, ne bylis po’ gjete ndonje gje ilire shko ne televisor dhe nxirre, sa per camet me mire ti rrime larg kesaj ceshtjeje se po’ shqiptare ishin ata qe i perzune pavaresisht se politikaneve shqiptare u intereson te thone qe ishin greker. Ne vite mes shqiptareve dhe grekeve kane qene kacafutje per copa tokash, ketu po’ flitet per qendren e nje perandorie

  2. farrok says:

    Qekan merzit greket ??

  3. Dokumenti says:

    Turq greke sirjane nje rrace jane

  4. shqip says:

    Me të njëjtën monedhë. Mqs ushkuret nuk pyesin për histori, Europa të kthejë kultet e bythës në dobi të komunitetit. Që zakonisht janë kapanone apo magazina të trasfirmuara për ngritje bythe. Të bëhen fabrika, dyqane apo çfarëdo. Pse u dashka qe për hir të Erdobythes , Berlini, Haga Stokolmi etj të kenë xhami që nuk I kanë patur më parë. E thoshte e ndjera Fallaci, ” Ky është pushtim”! E kishte fjalën për dyndjet e sumes drejt Europes. Ky po heq një pjesë të historisë botërore. Kurse burokratët në perëndim dorëzohen para ankesave absurde për prezencën e kryqit në institucione. Hiqe ti kryqin se fëmija im me çarçaf në koke nuk bën dot mësim. Se mos mendoj ndonjëri që mund të jem radikal. Jo, kurrë. Por gjërat janë fare të qarta. Kisha e Shën Sofise ka qenë aty para se të lindte evgjiteria e Erdoganit. Ndërsa xhamia në Amsterdam ta zëmë, nuk ka rrënjë në atë vend. E megjithatë holandezët e lejuan. Prandaj them : me të njëjtën monedhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje