FOTOT/ Mjeku Kalo zbulon pamje nga spitali Covid-1: Ju lutem si mjek dhe vëlla, mos e humbisni asnjë çast përkujdesjen dhe vigjilencën

12 Korrik 2020, 10:52Sociale TEMA
FOTOT/ Mjeku Kalo zbulon pamje nga spitali Covid-1: Ju lutem si mjek dhe

Mjeku i njohur, Tritan Kalo vijon apelin e tij për të pasur kujdes dhe respektuar masat anti-Covid.

Në një status në Facebook, ai ka treguar pamje nga spitali Covid-1 ku thotë se është çdo ditë aty për t’u kujdesur për pacientët e tij.

Ai thekson se ky virus nuk është shaka dhe të mos dëgjojmë ata që bëjnë teori konspirative për vëmendje.

“ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë pre e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës,” shkruan ai.

Statusi i plotë

KOHË KOVIDIANE…..11.07.2020….Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..

Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….Gjindem aty që herët në mëngjes jo i FRIKËSUAR, por i NDËRGJEGJËSUAR për të qënë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..

Miq e dashamirës, PËRKUJDESUNI në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..IMAGJINATËN e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre GJITHOLLOGËVE, që janë në kërkim të PROTAGONIZMIT të munguar…KURRË mos haroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj…

MENDONI edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….Jo rrallë NE edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..JU LUTEM si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….

NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…POLITIQENËRIT tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….Emrat tuaj KURRË nuku kanë qënë dhe kurrë nuku do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…

SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me MIRËBESIM reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever!!!

19 komente në “FOTOT/ Mjeku Kalo zbulon pamje nga spitali Covid-1: Ju lutem si mjek dhe vëlla, mos e humbisni asnjë çast përkujdesjen dhe vigjilencën”

  1. KORÇARI says:

    Z.Kalo, si mjek që jeni , ju lutem tregoni të vërtetën , se sa persona kanë vdekur realisht nga Virusi Mashtrues ?????
    Ju lutem tregoni të vërtetën , se përse vdekjet nga arsye të ndryshme , apo dhe nga mikrobet spitalore JU JA FATURONI VIRUSIT MASHTRUES, SA LEKË KENI MARRË ????
    APO ME ÇFARË JU “KËRCËNOJNË ” ????

    1. Respekt Mjekeve says:

      Idiot.

      1. Shenjestra says:

        More KORCAR,qenke vertet idiot.Mjeku i mirenjeohur Kalo po bene apel per njerzit kudo qe jane te kene kujdes,te ruhen dhe te zbatojn porosit e stafit mjeksor e te qeverise,ti na thua mbroçkulla.E falnderoi zotin Kalo per porosit qe na jep.

        1. KORÇARI says:

          Ti [email protected] ” Shënjestra” mos je ai LOQKA “Respekt mjekëve” i mësipërt ???
          SEPSE QË TË DY JENI KOMPLET KOKË E KËMBË , O TË KORRUPTUAR DERI NË PALCË , O IDIOTË TË LINDUR.
          O AKSIDENT KAPOTE, HIDHJU NJË SY STATISTIKAVE TË VDEKJEVE VJETORE QË KALOJA ME SHOKË MXJERRIN, DHE MËSO SE KY VIRUS MASHTIMI NUK KAP AS 1% TË VDEKSHMËRISË, PAÇKA SE I JANË FATURUAR VDEKJE NGA KAMCERI,ZEMRA,GODITJE NË TRU, MILROBE SPITALORE, PLEQËRIA ETJ,
          PYETE KALON O KËRRMË TË TË TREGOJË SE SA SHQIPTARË VDESI ÇDO VIT NGA MIKROBET SPITALORE DHE SHËNOHEN SI ” SHKAKU I PADITUR” O [email protected] GOMARI.
          TREGONA O LOQE Ç’PËSOI SUEDIA QË NUK MORI ASNJË MASË, PO BULLGARIA , PO ANGLIA ????
          O DERDIMEN.

      2. KORÇARI says:

        Ti ,Loqja që mban pseudonimin “Respekt mjekëve” do jesh ,ndonjë “Mjek” nga ata që pa dhënë një tufë me lekë apo euro , sipas rastit ,nuk pranon të të vizitojë, pse je KOMPLET , KOKË E KËMBË LOQE , IDIOT ,BAGËTI QË KULLOT KASHTË TË LAGUR ,SEPSE AS PËR BAR TË NJËMË S’JE I AFTË …

        KOKËLOQE!!!!

  2. Shqiptar says:

    Shyqyr qè na ra ky KARAVIRUS qè tè dukemi dhe profilohemi.
    Mos e hiq uniformèn e lugatit, Kalo sharlatani.
    Nuk je as i pari as i fundit palaço nè kètè vènd batakçinjsh.
    Gjej shesh dhe bèj pèrshesh,,kap ç,tè kapèsh edhe zotrote sepse nesèr nuk i dihet.
    Pulat e trèmbura, futen vetè nè kotec.
    Kohè e trazuar kjo, kur ata qè i mbanim deri dje pèr idiotè, nuk e hanè mè sapunin pèr djathè dhe mund tè dalin nè bulevard dhe tè na marrin pèrpara.
    Vazhdo Kalo lugati, luaj rolin e palaços.

    1. Piro says:

      Degjoni mjekun qe ndeshet cdo dite me semundjen. Respektoni punen dhe fjalen e tij dhe ruani jeten tuaj. Ky qamet nuk eshte vetem ne shqiperi po ne gjithe boten. Shikoni raportet e perditshme te Organizates Botrore te Shendetsise. Virusi ka thyer shtete te medha, nga lindja ne perendim. Ata qe flasin per konspiracion, genjeshtra dhe marrje lekesh jane vec idiota.

  3. Julia says:

    Doktor, ke vene tre foto, dhe ne asnje nga ato foto nuk duken paciente te shtruar apo dhoma te mbushura me paziente

    1. Noku says:

      Tipike e porthaleve qe bejne lajme pa patur lajme.

  4. Noli says:

    Bravo doktorr. Shoqeria ka nevoje per informacon
    profesionistesh jo sharlatanesh.

  5. Kevin says:

    Doktor sharlatani.

  6. Fair enough says:

    Me foto personale ne korridore nuk ndihmon fare ne tritjen e besueshmerise.
    Shyqyr qe kemi foto dhe deklarata nga paciente e mjeke jashte, se sa per ju .., S di c te them
    VO. Perse nuk deklaroni numrin ditor Te te shtruarve ne infektiv, qe te bejme bilancin shtrime-vdekje?
    Perse thoni: Nuk munden ta fitojne kete beteje.. ne vend qe te thoni : vdekje ne 24 oret e fundit?
    Ah c do shkojme per lesh…

  7. Egoizmi VRET! says:

    Mos beni gabim te mendoni se nuk ka virus. Mbroni te tjeret dhe veten. Virusi ka pasoja afatgjata. Mos flisni ne injorancen tuaj. Zini mend.
    Shume respekt per dr Kalo dhe te gjithe qe sherbejne. U ka rene t’u sherbejne lloj lloj njerezve, edhe atyre qe s’njohon nene e babe, moter e vella, jo me te njohin punen e te tjereve. Egoizmi vret!

  8. Drejtesia says:

    Doktor, ju falenderojme shume dhe ju urojm te keni force dhe guxim te vazhdoni misionin tuaj deri ne fund per te miren e njerezve.
    Por do thoja qe duhet pak kujdes edhe per njerezit qe telefonojne 127, qe kur dergoni makinen e ambulances per te marre te semuret ne shtepi per ti sjelle ne spital, te pajisen me barela, mos ti terheqin zvarre te semuret nga kati 4 per ti zbritur poshte te makina, se jane njerez dhe jo dele. Nje te afermen time ashtu erdhen e terhoqen zvarre, dheme sa erdhi ne spital nderroi jete. Nuk e di kush duhet ti kontrolloje keto.

  9. Babalja says:

    Ky Korcarka eshte Ervin Salianusi %100, si si sme pagoi mua leket

  10. Spitali says:

    O popull trim trap dhe k.der mos u hiqni kaq gangester ….se larg qoft kap ndonje prej jush qe nuk besoni …do shikoni ferin me sy ….degjojeni zotin doktor dhe mire biles…

  11. Astriti says:

    Admirim per ju mjek i nderuar!

  12. zymbylja says:

    Hahaha nje tuf thybriqash bejne gjithologun e dine qe eshte mashtrim e dine qe mjeket jane paguar mos hapin gojen e dine qe e kane ne bythe po skane nga levizin se keshtu i urdheron partia te bejne llapaqenin qe tu jape dt byreket me gjize.Do zoti i kam ky karivurisi keta te teorive konspiracioniste e vene ne geteses

    1. E èma e Zeqos says:

      Ty tè paska kap diplloma e Kristalit, Symbylle.
      Me dipllomè je edhe ti, juriste, doktorreshè shkencash, vetèm se me shqipen ke ca problem.
      Lère celularin moj Sumèhapur, shèrbeji mè mirè atyre qè kanè ndaluar makinèn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje