Turqit konservatorë islamikë janë të entuziazmuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative. Por vetëm ato. Sepse ky gjykim nuk ka lidhje me parimet e shtetit të së drejtës, mendon Erkan Arikan.
Prindërit e mi, të cilët kanë qënë të dy pelegrinë në Mekë, më kanë edukuar sipas vlerave islame. Po, unë jam mysliman besimtar, elhamdülillah! (Falë Zotit!) Në të njëjtën kohë në edukimin tim kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe vlerat e Mustafa Kemal Ataturkut. Për familjen time dhe mua sekularizmi, ndarja e shtetit nga feja, që Ataturk solli në Turqi, është një arritje e shkëlqyeshme dhe një pasuri e madhe.
Si mysliman i devotshëm nuk mund ta kuptoj në asnjë mënyrë vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative të Turqisë. Pyes veten, se çfarë ligji i ka bërë avokatët të lejojnë që Hagia Sofia të shndërrohet në xhami. Hagia Sofia është një kryevepër arkitektonike, që bashkon kulturat dhe fenë në botë. Tani kësaj i jepet fund. Kjo nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës.
Mbajtja e pushtetit me çdo kusht
Përgjigja, se përse gjykatësit e lartë administrativë gjykuan (apo duhej të gjykonin) kështu, është sërish politike. Ekonomia në Turqi jo vetëm lëngon, ajo ka rënë gati përtokë. Thuajse çdo sektor në vend është i prekur nga pandemia e coronës. Papunësia rritet me shpejtësi. Presioni mbi Erdoganin shtohet vazhdimisht. Çfarë mund të bëjë një president islamist-konservator, me qëllim që t‘i kthehen përsëri mbështetësit, që po i largohen? Si mund t‘i mobilizojë ai sërish votuesit?
Një ofensivë e re ushtarake, për t‘i bërë apel vetëdijes kombëtare? Nuk është e mundur, kushton shumë! Dhe mbi të gjitha shtrohet pyetja: Kundër kujt duhet të veprojë ushtria? Zgjedhje të parakohshme? Shumë e rrezikshme, sepse demoskopët momentalisht nuk parashikojnë sukses për Erdoganin.
Po sikur thjesht të zhbëjmë arritjet e Ataturkut? Kjo është zgjidhje! T‘i prekësh myslimanët e devotshëm pikërisht aty, ku reagojnë me ndjeshmërinë më të madhe: Apel ndërgjegjes fetare! Sepse për këtë grup të popullsisë Hagia Sofia, që prej pushtimit të Konstantinopojës nga osmanët, ka qenë gjithmonë xhami. Kur Ataturku në vitin në 1935 e ktheu në muze Hagia Sofian, e cila gati për 400 vjet kishte shërbyer si ndërtesë kulti e fesë islame, përçoi me këtë një mesazh: Turqia moderne është një vend laik! Por për Erdoganin kjo nuk ka rëndësi. Atij i intereson vetëm pushteti. Me çdo kusht.
Përse edhe një tjetër xhami në Stamboll?
Që pas faljes së të premtes pasdite, kur nga minareja e Hagia Sofias u dëgjua muezini dhe pastaj turmat e njerëzve para ndërtesës, që shpërthyen në lot, duke i bërë nderime Erdoganit dhe duke e falenderuar atë për vendimin, më mungojnë, të them të drejtën, fjalët. E gjitha kjo është më shumë se një provokim. Edhe pse përkrahësit e bindur të xhamisë festojnë rrugëve vendimin e gjykatësve, pikërisht në Stamboll ka edhe shumë njerëz, që pyesin: Përse duhet një xhami më shumë? Kjo pyetje është plotësisht e justifikuar, sepse në Stamboll, qytet me mbi 15 milion banorë, në të cilin është e përfaqësuar çdo fe, ekzistojnë ndërkohë 3.200 xhami. Dhe sinqerisht, jo secili prej këtyre 15 milion njerëzve lutet pesë herë në ditë në një xhami. Dhe sa kisha ka ende në Turqinë laike? Shumë më pak!
Në Turqi thellohen ndarjet
Për një kohë të gjatë kam shpresuar se Erdogani një ditë do ta bashkonte përsëri popullsinë në Turqi. Që do të bëhet një kryetar shteti me vlerat që ka përfaqësuar në fillim të karrierës së tij nacionale politike si kryeministër. Por kjo shpresë fatkeqësisht do të vazhdojë të jetojë vetëm në zemrën time. Sepse realiteti duket ndryshe. Ku të mundet, ky president përçan. Hendeqet bëhen gjithnjë e më të thellla.
Patriarku Bartholomeo i Konstantinopojës, kreu i të gjitha kishave ortodokse, kishte shprehur qëndrimin e tij të prerë kundër shndërrimit të Hagia Sofia në xhami. Hagia është një nga monumentet më të rëndësishme të civilizimit dhe nuk i përket vetëm pronarëve të drejtpërdrejtë, por „gjithë njerëzimit”, kishte thënë patriarku. Por Erdogani i injoron fjalët e mendimet e tilla. Për të vlen vetëm një gjë: pushteti dhe mbajtja e pushtetit. Unë vetëm mund të shpresoj, që çmimin për shndërrimin përsëri të Hagia Sofias në qendër islame kulti të mos detyrohen ta paguajnë pakicat myslimane jashtë Turqisë. (dw)
Miku i Edi Rames eshte ky turku,edhe ky e prishi Teatrin per te vjedhur token!!
Pse e bën krahasimin me Teatrin, ske fajë jo se ata uzurpuesit e teatrit e kishin bërë si mejhane, hamam turk Teatrin për 2 vjet.
Erdogan përfaqsonë Turqinë e cila për momentin është superfuqi në ballkanë, të gjithë tentojnë të përfitojnë diçka nga turqit, siç bën edhe shteti ku jetoj unë serbia.
Sa i përket veprimit turk për ta bër xhami, besoj se është gabim i madh, sepse ky monument i përket gjithë njerzimitë pa dallim feje ose kombësije (jam muslimanë).
Tash paramendoni se sa ka qënë largëpamës Ata turk, babai i shtetit turk kur e hapi turqin qysh para 100 viteve si vënd europianë, kurse erdogan me politikën e tij dritë shkurtër jo se e ka civilizu turqin, përkundrazi e çonë 100 vite pas, në pikëpamjen e demokratizimit të shtetit.
O IDIOT I SHITUR TEK GREKQIRET PSENUK TREGON ME PARE SE SA XHAMI JANE PRISHUR NGA GREKET NE GREQI DGE PSE NUK KA ASNJEXHAMI NE ATHINE BYTHQIRE
cok gjyzel o byrazer turk, e shkruajte mire gjuhen Arberore. Shpresoj per nje termet 10 rihter ne pallatin e erdoqenit
Detari jevgjit anadolli . Ju ftoj publikisht juve minorikareve evgjiter . A jeni gati ta bejme analizen e ADN dhe te pigmentit te lekures .une sipas jush jam turkoalvanos Kjo per aresye te besimit mysliman te paraardhesve te mi (vete jam ateist i bindur) .Meqe ju keshtu na ndani . Hajde ta bejme publikisht dhe kush eshte me turk ju apo une . Nese jam une ju kekoj te falur perunjesisht dhe ju jap te drejte . Po nese jeni ju ( se kurre sju vjen mire qe tju permendet qe kombet qe kan elementet me te ngjashem te ADN ju me turqit jeni ne ballkan ) cfare do thoni mbrapa ??? Me respekt pres pergjigje …. Mero te lutem nga 5 konente me boton vetem nje . Te lutem jemi ne demokraci si ofendojne ato kam dhe une te drejte te mbroj kombin e racen time.
O GAZETAR ANALFABET , IDIOT, QË AS TITULLIN GAZETAR NUK E MERITON, SEPSE JE GOMAR.
NË GJUHËN SHQIPE THUHET -SHKRUHET … SHËN SOFIA DHE JO HAGIA , GOMAR ,KËRRIÇ I PASHKOLLË.
NA MBYTËN IDIOTËT E PASHKOLLË DHE TË PAAFTË , QË AS NJË ARTIKULL NUK JANË NË GJËNDJE TA ARTIKULOJNË SIÇ DUHET..
O KËRRIÇ , MËSO TË DREJTSHKRUASH DHE TË RESPEKTOSH RREGULLAT E GJUHËS SHQIPE,, POR SKE FAJ TI, FAJIN E KA GAZETA QË MER PJATALARËS ME DY KLASË FILLORE DHE U LEJON TË SHKRUAJNË .
TEMA KORRIGJOHENI TITULLIN !!!!!
te prishen gjithe xhamit e financura nga erdogani ne gjthe evropen dhe ne shqiperi , ah harrova ka edush islamistin me vete e paguan mire drogaxhiun edi rama tipik SHQIPTARE per parra vret cdo gje shet cdo gje ptuuuuu doni dhe evropen ju bastarder