Benjamin Keough, nipi i vetëm i mbretit të Rock-ut, Elvis Presley, vdiq të dielën në moshën 27-vjeçare, pasi u gjet me plagë në trup të shkaktuara me armë zjarri. Ai ishte djali Lisa Marie Presley.
Trupi i tij u gjet në Calabasas, California. Edhe pse ende nuk ka ndonjë shkak zyrtar mbi vdekjen, Keough besohet të ketë kryer vetëvrasje.
Siç tha menaxheri Roger Widynowski, nëna e tij Lisa Marie Presley është plotësisht e thyer dhe e shkatërruar, por ajo po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe vajzën më të madhe Riley.
“Ajo e adhuronte atë djalë. Ishte dashuria e jetës së saj,” tha Widynowski.
Veçanërisht interesante është fakti që Keough ngjante shumë si gjyshi i tij kur ishte i ri, shkruan CNN.
Benjamin Keough me te emen
Benjamin Keough me te emen
Benjamin Keough dhe ngjashmeria e tij me gjyshin
Lisa Marie Presley me babain e Benjamin
Benjamin Keough me te emen
Elvis Presley me te shoqen dhe te bijen, Lisa Marie Presley
Lisa Marie Presley me mamane dhe Benjamin
Benjamin Keough me te emen
Benjamin Keough me te emen dhe tri gjysem-motrat
Shtepia ku Benjamin u gjet i pajete
pecato …