Qeveria ka marrë sot vendimin që vendosja e maskave të bëhet e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur
Në një deklarata për median ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi në rast moszbatimi të këtij vendimi policia e shtetit, bashkiake, dhe inspektoratet do të penalizojnë shkelësit me gjobë.
Çdo person që do të kapet pa maskë në ambientet e mbyllura do të gjobitet me 2 mijë lekë.
“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.
Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj.
Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve.
‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit.
Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19.
Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT”, tha Manastirliu. (TemA)
Kur po e jep doreheqjen oj goc se boll na cave trapin duke thene idiotsina?
E more vesh ti Lym qe kishte cdekur nje nene 49 vjec sot, 7 fëmijë kishte lene. Po per ate 21 vjecaren degjove. E pra, ndoshta atyre edhe u ka ardhe vdekja nga zoti, por ama, qe ne si individe jemi te papergjegjshem kjo nuk do kallaus. Duke filluar nga ty. Do te doja te degjoja te flisje ty sikur ne vend te ketyre zonjave te ishin te afërmit e tu (qe mos qofshin, sigurisht). Ne nuk na i ka fajet as qeveria, as opozite, as kovid. I kemi vetë, se zgjedhim njerezit e gabuar dhe nuk mbrojme veten as nga dicka qe po vret gjithe boten.
Ik se na cave k…& b. Plehra njerez.
Ne fillim maskat nuk benin. Tani po i blejme me 100 lek. Do harxhoj rrogen une per surratin tend te shtrember apo te atij qorrit miliarder.
Fytyre bythe e shemtuar.
Ik se na ca. k…& b. Plehra njerez.
Ne fillim maskat nuk benin. Tani po i blejme me 100 lek. Do harxhoj rrogen une per surratin tend te shtrember apo te atij qorrit miliarder.
Fytyre bythe e shemtuar.
Gjaba e pare duhet ta marre vete Ministrja qe ne salle te mbyllur po flet pa maske …
Nuk e kuptoni qe pi beni genocid ne popull me me kto metoda,apo e keni mendjen te gjoba. Perse po luani me kete popull fukara….. Dardha e ka bishtin prapa!