Vjollca Braho me COVID-19? Drejtuesja e ISHSH shtrohet tek Senatoriumi

15 Korrik 2020, 18:30Sociale TEMA

Drejtuesja e Inspekoratit Shtetëror Shëndetësor dyshohet se është infektuar me COVID-19.

Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi problemeve që ka hasur me shëndetin.

Sipas disa raportimeve, ajo ka disa ditë që ka shfaqur simptoma, por sot gjendja e saj është përkeqësuar dhe është drejtuar në spital.

Nuk dihet ende nëse Braho është e infektuar me COVID-19, pasi pritet dhe një përgjigje më e saktë e analizave.

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren dhe mendohet se mund të jetë infektuar gjatë punës së saj.

1 komente në “Vjollca Braho me COVID-19? Drejtuesja e ISHSH shtrohet tek Senatoriumi”

  1. Zoti do te ndihmoj... says:

    Sherim sa me te SHPEJT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje