Karmina zbulon rreziqet per zgjedhjet në Shqipëri, pas atyre në Maqedoni

16 Korrik 2020, 20:08Antena TEMA

Pas fitores së papritur të shqiptarëve në zgjedhjet në Maqedoni dhe mbetjes në pushtet të Zaevit, shumë fansa pyesin Karminën se çfarë sinjali është kjo për zgjedhjet tona.

Ajo u postoi shpjegimin e analistit Qim Peka:

“Zgjedhjet në Maqedoni provojnë se kërkesat e Edi Ramës për ndryshime në Kodin Zgjedhor kërkojnë manipulimin e tyre.

Siç dihet, zgjedhjet në Maqedoni janë hakeruar në rrugën nga Qendrat e Votimit, në KQZ.

D.m.th kur njerëzit kanë çuar rezultate me What’apps, hakerat kanë ndërhyrë në KQZ dhe kanë ndryshuar rezultatin.

Edi Rama kërkon që të depolitizojë KQZ-në dhe të bëjë të njëjtën gjë, të ndryshojë rezultatin.

Hakerat kanë vjedhur aq shumë, se kanë qenë hakera nga Tirana, dhe padashje duke vjedhur vota maqedonasish, kanë harruar shqiptarët, dhe ata shtuan mandatet.

Por tani do t’ua ulin prapë.

Edi Rama ja ka pas marrë përsipër Zaevit, që do t’ia rregullonte rezultatin, që ai të kishte mundësi të zgjidhte kë palë të donte nga shqiptarët, ose Ahmetin, ose Selën.

Dhe tani e ka në dorë të zgjedhë kë të dojë.

Meqë Ahmeti do kryeministër shqiptar, me siguri që Edi Rama do nxisë Zaevin ta bëjë me ata shqiptarët e tjerë.

Kjo tregon se në rajon nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën.

Ai fut duart në zgjedhje në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë e kudo ku mund.

Ndaj duhet ta heqim si një e keqe kombëtare.

Nga ana tjetër, rezultati në Maqedoni tregon sa të rrezikshme janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Shqipëri.

Edi Rama po merr masa të përdorë hakera në KQZ dhe të nxisë abstenimin e opozitës, që të fitojë lehtë.

Por ne jemi vigjilentë.

Tit Vasili ka bërë gati batalionet e luftës, që do ngrejnë popullin në këmbë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje