Një shqiptar i infektuar me Covid-19 në Mykonos, kishte udhëtuar nga Shqipëria

16 Korrik 2020, 19:15Sociale TEMA

Një i moshuar shqiptar është identifikuar me koronavirusin Covid-19 në ishullin Mykonos në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore greke.

Sipas mediave fqinje, ai është një 73-vjeçar i cili kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt ishullit grek për të shkuar tek familjarët e tij.

73-vjeçari po mbahet nën mbikëqyrjen e autoriteteve shëndetësore greke, ndërsa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Nga ana tjetër, ka filluar gjurmimi epidemiologjik i personave me të cilët ka patur kontakt 73-vjeçari, për të zbuluar nëse janë infektuar ose jo me covid.

1 komente në “Një shqiptar i infektuar me Covid-19 në Mykonos, kishte udhëtuar nga Shqipëria”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Greqi..... says:

    sikteriseni plehren piso stin tourkalvania………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje