Këshilli Europian ka azhurnuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimit. Por për Shqipërinë, kufijtë përsëri nuk hapen, të paktën deri në fund të korrikut.
Vendet me të cilat hapen kufijtë nga data 16 korrik janë:
Algjeria
Australia
Kanadaja
Gjeorgjia
Japonia
Maroku
Zelanda e Re
Ruanda
Korea e jugut
Tajlanda
Tunizia
Uruguaji
Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit
Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së. Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta. Në krahasim me listën e mëparshme të publikuar më 30 qershor, Serbia dhe Mali i Zi u hoqën nga lista.
BE eshte nje stan me lepuj qe kurre nuk do te behet.