Ardian Ndreca i publikoi dosjen, përgjigjet Auron Tare: Po, është 100% e saktë. Shikoja revista të ndaluara, po ti konfirmove se ke lidhje me Sigurimin

16 Korrik 2020, 20:58Sociale TEMA

Auron Tare dhe Ardian Ndreca kanë vijuar përplasjen e tyre virtuale. Që pas publikimit të studimin për Martin Camajn dhe Ernest Koliqin, Ndreca e Tare kanë replikuar disa herë duke hedhur dhe akuza kundër njëri-tjetrit.

Sot Akademiku ka publikuar një dokument ku akuzon studiuesin se në vitin 1985 i kishte vjedhur një shoku një sasi parash. “Auron Isa Tare, nxënës në shkollën “Skëndërbej” Dega e SIg.Garnizonit me shkresën Nr.221 datë 20.5.1986 nuk është dakort, pasi gjatë kohës në shkollë ka manifestuar çfaqje të huaja, ndjek modën e huaj. 

Në vitin 1985 i ka vjedhur një shoku të tij 100 lekë. Në muajin prill 1986 Auroni ka sjellë në shkollë një revistë angleze me fotografi pornografike. Auroni është njeri që mund të bëjë çdo veprim negativ”, është kjo përmbajtja e dokumentit.

Ndreca bashkë me një faksimile të një dosje të Ish-Sigurimit të Shtetit shkruan se Tare ka qenë subjekt gjykimesh.

Vlera e atyne dokumenteve duhet relativizue tue u nisë prej besueshmënisë, inteligjencës dhe etikës së institucionit që i ka prodhue. Kjo që them do t’i vinte për mbarë edhe vetë Tares, pse edhe ai ka qenë subjekt gjykimesh i asaj haleje. 

Por, sot, Martin Camaj nuk asht mes nesh për me u mbrojtë për atë firmën e hjedhun para oficer Kapisyzit, kurse Tarja mundet me spjegue dhe me u mbrojtë. Po të mos ishte për atë krahun me të cilin u rreshtuen pa ngurrue si Koliqi si Camaj, Tarja vetë sot do të ishte tue i ba fresk ndonji kundërajrori të ndryshkun tue pritë me veshë ngrehë tartarët si ai personazhi i Dino Buzzatit.

Tarja s’mund ta dijnë, pse as skuthët që ia kalojnë kontrabandë dokumentet s’e dijnë për vete, se koloneli i UDB-ës Čedo Mijović kërcënonte të gjithë ata që tregonin kokëfortësi se mbrenda 24 orësh do të dorëzoheshin në Han të Hotit dhe koloneli malazez ishte njeri që e mbante fjalën dhe madje e fliste shqipen rrjedhshëm.

Disa bashkëpunonin pse donin me dalë sa ma parë në Perëndim, të tjerë se urrenin regjimin e Tiranës e të tjerë pse ishin të lidhun historikisht me Jugosllavinë. Janë kategori të ndryshme që s’i lidh asgja, përveç fatit që ishin në duert e Čedo Mijović apo të majorit Kaplar Ljubović”, shkruan ndër të tjera Ardian Ndreca, për gazetën TemA.

Pak orë pas publikimit të këtij dokumenti ka ardhur dhe reagimi nga studiuesi Auron Tare. Në një postim në mediat sociale, Tare shkruan se ai konfirmon saktësinë e dosjes së Sigurimit dhe shton se ka lexuar literaturë angleze. Më tej ai shton ka folur kundër atij regjimi dhe është tallur me regjimin në atë kohë, pasi nuk i jepnin të drejtë për të dalë jashtë shtetit.

“Duke e falenderua Zotin Ndreca/Marku nga zemra pasi kishte vite qe e kerkoja dhe nuk e gjeja dosjen time te Sigurimit. Ju falenderoj zoti Adrian dhe dua tju konfirmoj se ne fakt dosjet e Sigurimit te Shtetit kane qene shume te sakta. Une e konfirmoj kete informacion 100% . Po kam pasur shfaqje te huaja, po lexoja literature angleze qe ne ate kohe. Nuk besoj se Ndreca/Marku e kupton se cdo te thote te mesosh anglisht ne ate kohe. Po kam sjelle ne shkolle nje reviste te huaj e cila kishte balerina dhe po ai qe me spiunoi ju duken si “porno”.

Po flisja kunder rregjimit dhe tallesha me ate rregjim. Po ishe negativ per ate rregjim dhe nuk me jepnin te drejten te dilaj jashte shtetit. Te gjitha cfare thote Dosja jane super te verteta. Me nje shenim te vogel ai i Sigurimit nuk ishte i sakte. Nuk ishin 100 lek po 50 lek dhe atij shokut ja kisha fitu ne loje me letra por nuk mi jepte. U detyrova ja mora me force. Pra zoti Ndreca/Marku te falenderoj shume per kete pasazh nga Dosja ime dhe qe me konfirmove qe kjo Dosje egziston se deri me tani nuk ma jepte kush. Plus me konfirmon qartesisht ate qe mendoja se Z Ndreca/Marku ka pasur lidhje te hershme me Sigurimin e Shtetit. Megjithate ende z Ndreca/Marku nuk e ka shpjegu rolin e Komitetit te Prizrenit dhe Gjeneral Mugoshen”, shkruan Tare.

33 komente në “Ardian Ndreca i publikoi dosjen, përgjigjet Auron Tare: Po, është 100% e saktë. Shikoja revista të ndaluara, po ti konfirmove se ke lidhje me Sigurimin”

  1. zara says:

    Po ku është ajo drejtorja e dosjeve, që ndërsa Auron Tare nxorri dokument të deklasifikuar, u shpreh se do hetonte si dalin dosjet (ky dokument nuk ishte marrë nga arkivat shqiptare), ndërsa ky zotëria nxjerr materiale po nga dosjet? Merre me mënd si hakmerren militantët, nxjerrin dosje për një adoleshent, ndërsa materiali që pasqyroi Tare, ishte nënshkrim nga vetë ata për të cilët dilte e vërteta në shesh.
    Gentiana Sulaj me dy standarte…sepse nuk është profesioniste por militante.

    1. Sokol says:

      Drejtoria e dosjeve eshte mekanizem per te vene gjoba.
      Pacavure komplet.
      Perse nuk i hapin te gjitha dosjet e te bijme rehat, te marrim vesh kush ka qene spiun kush ka qene si spiunuar.

  2. Mal Cori says:

    Mos u terhiq Auron. Nese je i zoti, gjej edhe dosjen e Sali Berishes ne arkivat e UDB-se, apo sherbimit sekret Frances, qe kishin shume lidhje mes tyre.
    Dhe sa per ate qe thote ky Ndreca, per qendrimin nen hijen e nje kunderajrori te ndryshkun, i themi se ti mor Ndrec e paske mendjen te ndryshkun.
    Kush je ti qe ofendon nje popull te tere i cili qendronte dite nate mbi arme, duke kujtuar se i sherbente atdheut te vet. Tani ti Ndrec po i thu ketij populli se armiku ishte vete populli. Po ku ta dinim ne populli, se armiku ishim vete ne.
    Te na hash hajdarin o Hajdarian Ndreca.
    Ma mire komunist e bir komunisti, sesa spiun e bir spiuni, o Ndrec.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Komunistet ishin spiuj te Miladinit, Svetozarit, Rankoviqit, Tempos…!

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Jam argetuar jasht mase.
    E para epunes,humba kohe te gjate duke shfletuar fjalorin e filozofise,ne kerkim te termit” akademik,me rezultoi pa sukses.
    E kam fjalen per kete Ndreken apo Ndarken,n.q.s. kyekonsideron veten akademik dhe eshte pedagog diku ne
    ato” universitet”alla Met Muca,duhet te shkruante gjuhen letrare,i vetmi etheksoj element unifikimi kombetar.Pike.
    Fakti qe ai shkruan me djallazi pjeerisht ne formen e dialektit nevizon faktin qe ai i fryne zjarrit te percarjes.
    JO,ne jemi nje jug ap veri,por edhe pse gjuha standarte shqip u ndertua padrejtesisht mbi bazen e toskerishtes,
    kjo padrejtesi, etheksoj padrejtesi nuk duhet te pasohet nga nje gabim historik,e theksoj gabim historik,ne ate te
    ndryshimit te gjuhes.
    Eshte, e theksoj i vetmi element qe na unifikon ne si Komb.
    Kjo do te Conte uje ne mullirin e armikut.Serbi dhe Greku do ferkonte duart.
    Te kalojmene temen aktuale.
    Auroni publikoi disa dokumenta te deklasifikuara,per publikun e gjere.
    Veprim shume inteligjent ,qe i sherben emancipimit te metejshem te shoqerise shqiptare, e apasionuar pas mentalitetit
    bardh e zi.
    Natyrisht ka mendime te ndryshme,jetojme ne demokraci,poooor nje “akademik” qe harxhon kohe dhe energji
    per te ulur dhe ofenduar nje studiues,kjo eshte e papranueshme,tregues i nje niveli inteliktual te manget.
    Nuk do kisha kundershtim n.q.s. ky zoteria do te ishte munduar te perfaqesonte nje mendim tjeter te argumentuar.
    Per te ardhur keq qe nje personi hakmares i jepet mundesia te edukoje te ardhmen e vendit
    qe ai mundohet te percaje.
    PS.Dialektet jame larmi gjuhesore qe duhet ruajtur, gjuha standarte eshte simbol i unitetit.
    Faleminderit.

  4. kol--hici says:

    KY NDREQI eshte specie e njejte me KOL-HICIN dhe KANIN prandaj nuk pranohet deshmia e tij se ka konflikt interesi.
    Nuk po na lene rehat keta kelysht e kolaboracionisteve e sidomos te veriut sepse ju ka ngel peng se jua futi Enveri i Madh e tani akoma ju dhemb plaga e prapanices……………..

  5. Pjetri says:

    Ja dhe ardhian Ndreca po del i Sigurimit.
    Jo vetem Martin Camaj.

  6. Dino says:

    MiRE AURONI PASKA QENE I MBRAPE DHE DUHET TA KETE PER NDER QE NUK KA QENE SPIUN POR KONTIGJENT I SPINUAR PER SHFAQJE TE HUAJA, POR TY KUSH SELI TE KA HEDHUR NE SULM FRONTAL MORE ADRIAN NDRECA, SAPO DOLI NJE E VERTETE E PUBLIKUAR NGA Z.TARE QE TREGON SE DY PERFAQESUES TE RELIGJIONIT KATOLIT U KANE SHERBYER DISA AGJENTURAVE TE HUAJA, PERVECSE NJERI PREJ TYRE KA QENE DHE REGJENT I LARTE KUISLING ME PUSHTUESIT NAZIFASHIST? PSE TE KRUAN KAQ SHUME MORI I KOKES SE DY TE TJEREVE OJ TI NDREC?!

  7. Dino says:

    MiRE AURONI PASKA QENE I “MBRAPE” DHE DUHET TA KETE PER NDER QE NUK KA QENE SPIUN POR KONTIGJENT I SPINUAR PER SHFAQJE TE HUAJA, POR TY KUSH SELI TE KA HEDHUR NE SULM FRONTAL MORE ADRIAN NDRECA, SAPO DOLI NJE E VERTETE E PUBLIKUAR NGA Z.TARE QE TREGON SE DY PERFAQESUES TE RELIGJIONIT KATOLIT U KANE SHERBYER DISA AGJENTURAVE TE HUAJA, PERVECSE NJERI PREJ TYRE, Ernest KOLIQI, KA QENE DHE REGJENT I LARTE KUISLING ME PUSHTUESIT NAZIFASHIST? PSE TE KRUAN KAQ SHUME MORI I KOKES SE DY TE TJEREVE OJ TI NDREC?!

  8. Klimax says:

    Sharlatanizmi i Ndreces nuk ka kufij. Ky “anti-komunist” paska zbuluar se adoleshenti ne vitet e regjimit diktatorial, Auron Tare, paska patur “cfaqje te huaja dhe ishte ndjekes i modes se huaj”!!!!! O Zot! Dhe ky tip qe nxjerr ne “drite” kete dokument qesharak te nje shkolle te mesme, mbron me fanatizem Koliqin dhe Camajn duke theksuar se bene mire qe bashkepunuan me agjenturat e huaja kunder regjimit dhe shkon edhe me larg akoma duke shkruajtur se nuk eshte ndonje problem se ishin bashkepunetore te fashizmit duke dhene shembull edhe Nexhmie Hoxhen qe ne rinine e hershme te saj ishte ne organizaten e rinise fashiste!!!!!!!! Ky tip nuk e kupton se ashtu si ne kohen e diktatures kur cdo nxenes shkolle behej anetar i rinise se PPSH-se, edhe ne shkollat e periudhes se regjimit fashist ishte nje detyrim i tille! Eshte tjeter gje detyrimi ndaj adoleshenteve dhe tjeter gje deshira dhe ideologjia e nje te rrituri ti sherbej fashizmit e pushtuesit deri ne fund si kuisling.
    Sharlatanizmi i Ndreces eshte edhe tek gjuha e shkruajtur nga ai qe nuk ka asgje te perbashket me gjuhen shqipe. Nuk e di se cfare zhurme do te kishte ne Itali sikur nje profesor te shkruante me dialektin napoletan ne nje gazete italiane?!!!!! Sigurisht qe kjo nuk ndodh as ne Itali dhe as ne ndonje vend tjeter sepse kudo ka rregulla gjuhesore dhe nuk do e publikonin, por kjo cuditerisht ndodh vetem ne Shqiperi. Duke mos shkruar ne gjuhen letrare ky tip shpreh hapur mos respektin dhe deri urrejtjen ndaj kesaj gjuhe si dhe urrejtjen krahinore.

  9. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Po te ishte auroni me kunder ajror te ndryshkur,po ti o nrec ku do ishe,apo ndonje sigurims e do i beje fresk sali komunistit qe hynte ne bllok me sllobodanken

  10. Futja kot se del plot says:

    Pune sigurimi Zara, a se din se kishte dosje per te gjithe? Kane djeg dosjet e miqve dhe kane lene te kundershtarve. Ky flet e shkrun per ata. Te tjeret thone se Taret jane cerdhe sigurimsash. Hajde mere vesh te verteten.

  11. Arber says:

    Komunist e bir komunisti = mut e bir muti

  12. Gjethja says:

    Jam shume asnjanes ne kete histori , por ky far akademiku po na e can ate rrote k… me kete dialektin qe perdor.E rren mendja se eshte Gjergj Fishta.Keta kelyshe te rrahur prej se vogli jane me te poshter se ato legenat e sigurimit te shtetit.Ose jane vete ish-sigurimsa.

  13. Shqiptari says:

    Nje nga mangesite e medha te zhvillimeve demokratike,eshte mos hapja e dosjeve.Kjo eshtr e qellimshme,pasi nje pjese e madhe e politikes eshte e implikuar me sigurimin e shtetit.Nje pjese e ketyre dosjeve jane asgjesuar ne vitin 90-te,nje pjese tjeter u zhduken ngs pushtetaret dhe zyrtaret e implikuar.Po nje pjese e tyre jane ne Institucionin e Dosjeve,qe duhen hapur si ne shume vende te Lindjes.Persa i takon shkrimit te Ndreces veren menjhere se brenda ka mëri,cinizëm,mllef te madh,inat,vrer dhe pse jo cinizem dhe ton nenvleresues qe shkon deri ne fyerje.
    Ky lloj akademiku duhet te jete me i qete dhe ta tregoje nivelin akademik me nje gjuhe faktesh dhe argumentash.
    Historiani,more “akademik”u referohet arkivave,dokumenteve,mbishkrimeve,botimeve,ngjarjeve,personave deshmitare,arkeologjise,numizmatikes paleografise,heraldikes,epigrafise,antropolgjise,etnologjise,,filioliogjise,kronikave,kujtimeve,monigrafive,kronikave filmike,relikeve muzeale,dokumenteve shteterore(arkivave ne pergjithesi),regjistrave kadastrale,famullive dhe arkivave te tyre dhe tere burimeve te tjera historike.
    Dhe historia,studimi historik i shkruar shkencerisht,i perpunuar sakte per te kaluaren apo te sotmen,per individe apo grupe njerezish,i dhene me saktesi shkencore,mund te lexohet,interpretohet dhe shikohet sipas arsyes,bindjeve dhe deshires individuale.
    Zoteria kerkon arsyen qe ka shkaktuar ngjarjen dhe jo shikim te pjesshem te ngjarjes.Askush nuk kerkon te varrise Koliqin,pasi ate e varrosi koha,vdekja,po te qenit drejtues i forumeve te larta fashiste çfare arsye ishte.Or,”akademik”,Vendi ishte i pushtuar,atdhetari,patrioti,njeriu qe e do vendin ulet ne prehrin e pushtuesit.Kjo eshte arsyeja,se e dinte vendin?!
    Historis nis me lirine e njeriut,?Po,dje mungonte liria dhe ndoshta dhe eshte gabuer,Po sot liris nuk te mungon ty dhe mus.Atehere çfare na mundon qe te mos i themi ashtu siç jane gjerat?
    Ku e shikon merine,inatin,mungesen e drites dhe te arsyes?
    Koliqi u perfshi ne Keshillin e Eperm Fashist Koroorativ,kur komunizmi be Shqiperi nuk kishte lindur.Ai lindi dy vite me vone dhe nuk kishte aspak ndikim ne vend.
    Si more “akademik”nuk tregohet ne histori e shkuara,po tregohet kuptimi filozofik i saj.Or mik,me duket se gabon. Filozofo tere diten,imagjino,transformo,poho,moho,po historine mos e bej filozifi dhe loje fjalesh dhe perralle.Kur nje ngjarje,nje fakt eshte e fiksuar,e dokumentuar,nuk merr vlere filozofia,imagjinata,fantazia dhe loja ma nep,ta nap,kaloje natane,se pastaj eshte volejboll jo histori.
    Nuk e di pse pse ke deshire te tregosh perralla me Z.Primo Shllaku?Primo nuk eshte as Gjoni dhe as Leci,po eshte Primo.Ai i eshte drejtuar nje institucioni shkencor oer nje qendrim dhe ky institucion i kthen nje pergjigjje.Po ti more koke e madhe,shpreh perbuzje,nençmim per kete institucion qe gabimisht te paska pranuar si anetar te hashtem.
    Mendoj se je probleme me veten tende,ke ngarkesa,diçka nuk shkon dhe te djeg,je i anshem,me fodullek dhe nençmim per punen dhe formimin e te tjereve,
    Ke mangedi te medha ne formimin gjuhesor.Nuk e jam oer te folmen gegerishte verilindore, kjo eshte zgjedhje jote.
    Ne shkrim ka shume turqizma,arkaizma dhe fhale te husjs krejt te papranueshme per nje akademik.Z
    Ke probleme ne ndertimin sintaksor te fjalise.
    Ke probleme dhe ne leksikun e pasur geg.
    Mund te keshe keshe lexuar teori komunikimi,po nuk ke nivel akademiku ne komunikim.Shpesh gjuha jote ka nivel te njerezve te rruges

    Si ajademik,te kedhilloj te ruash qetesine dhe etiken kur komunikon ne publik dhe te perdoresh nje gjuhe me te gedhendur dhe logjike,jo loje fjalesh,filizofi si e ema e zeqos ne naje te thanes.
    Vetem nje i marre mund te mohoje vkerat e Kloliqit dhe te Camajt,te cilet,medoemoe kane nje vend ne kulturen dhe historine e letrave shqipe.Po ne jeten e tyre,more akademik,njeriu ka dhe gjera qe nuk jane te mira.Tokesore jane ,nuk jane engjej qe nuk kane gabuar.

  14. UDB-ja says:

    E kuptoj dhe e mirekuptoj lidhjen qe mund te kene bere shqipetaret e larguar dhe kundershtaret e regjimit komunist me agjenturat perendimore Ilaliane, Gjermane apo Amerikane, por me UDB Jugosllave nuk arrij ta kuptoj sepse Jugosllavia e Titos jo vetem qe nje shtet komunist por edhe shovinist ne perpjekjet per uzurpimin e trojeve shqipetare. Pra te bashkepunoje me UDB do te thote te punoje per tjetersimin e Shqiperise dhe ruajtjen e statukuose se Kosoves si pjese organike e Serbise dhe jo republike me vehte. Me nje fjale tradhetar e kelysh tradhetari.

  15. Maloku says:

    Nëse e keni lexuar artikullin e Tares do konkludoni pa asnjë dyshim që është ndërtuar me të njëjtën metodë me të cilën u akuzua Saimir Tahiri; me Babale, targa makinash që janë parë këtu e atje, nga ky apo ai, deponime, emra të ngjashëm apo të njëjtë etj etj. Edhe artikulli i Tares i mëshon imagjinatës që do ja kishte zili Gaqo Bushaka. Nëse Tare ka pasur apo jo qëllime personale apo të orientuara nga bindjet e tij komuniste, këtë vetëm Tare e di. Por përsa i takon shkrimit, është i gjithi një përrallë siç i sheh rëndom në debatet e intelektualëve Shqipëtare. Thënë ndryshe, me hamendësime, me insinuata, me thashetheme, me kapërcime logjike qesharake. Mesa dëgjova, artikulli paska bërë bujë sepse qenka shkruar në një portal me reputacion në Shqipëri. Po mos të ishte për këtë, do kishte marrë vëmendjen e duhur; pluhurin e harresës.

  16. Pokeristi says:

    Z. Ndreca!
    Analiza juaj objektive,e aresyeshme dhe e sakte qendron plotesisht.
    Nje aqarim ndoshta lehtesus per te gjithe ata qe jane ende te paqarte .
    Te mos harojme asnjehere qe ivetmi institut i larte ne Shqiperi veçanerisht dhe ne mbare boten ku vleresot me shume forca fizike se ajo mendore eshte institututi
    iifiskultures.Ashtu sikurse çdo shtangist hedhes gjyleje a po çekiçi,sprintier a marathonamak
    qe ka mbaruar ate institut.konsiderohet me aresim te larte perkates.Te gjithe studiuesit,ekspertet spcialistet,historianet ,akademiket duhet t’a falenderojne zotin Tare,qe me mjafte lehtesi ngriti nje tezë me peshe,kombeteare a thu se mund te ish nje gjyle e zakoneshme. sportive.
    Zgjohuni shqipetare nga gjumi zgjohuni!

  17. John says:

    Po ky Ndreca/Marku di te shkruaj gjuhen zyrtare apo do qe ti ngjaj Camajt?

  18. timo says:

    Studiuesi Tare? O perendi!!!!! Dhe si Z. Vehbiu e boton ne blogun e tij? Enigme e madhe. Se edhe A Vehbiu ne Itali shkoi per specializim gjuhesor, vetem per gjuhen shkoi? … Nuk e kuptoj…. Tare nuk eshte studiues, eshte hajdut, injorant.

  19. TURI EMIGR says:

    ME HABIT INTELIGJENCA E KETIJ AKADEMIKU. NUK E DI NESE NE BOTE AKADEMIKET REPLIKOJNE ME SHARJE SI KY I YNI , INTELIGJENCA BRILANTE E KETIJ AKADEMIKU E SULMON PASTAJ TAREN ME NJE DOKUMENT, QE E LARTESON TAREN. HAJDE LOGJIKE HAJDE. METODAT E SIGURIMIT PER REKRUTIM DIHESHIN ,FIRMOSIA NGA CANAJ E NJE DOKUMENTI TE TILLE ME PAHIR MUND TE KETE QENE ARSYEJA E ARATISJES SE TIJ. POR NE ISTORINE E SIG.KA PASUR BURRA DHE GRA QE NUK I JANE PERULUR PRESIONIT

  20. Eri Livorno says:

    Akademia e Shkencave eshte mbushur me ish bashkepuntore te sigurimit te shtetit. Dy prej tyre dihen edhe publikisht, jane te deklaruar nga autoritet i dosjeve. Duhet nje deklarim i plote nje per nje nga ky organizem per seicilin akademik, duke filluar nga kryetari ilegjitim Skender Gjinushi. Neser mos u habisni kur te dalin 18 prej tyre te tille si IM apo GjSh.

  21. bujari says:

    Te dija burr te mencem o Ndrec po, me ato qe po shkruan dhe po replikon me z. Tare, me jep pershtypjen e nje njeriu te nivelit te ulet e pa karakter, me nje nje fjal qenke nje koqe gomari. Nuk po hyje ne repliken e njeri-tjetrit,por me beri pershtypje shprehja e qendrimit nen hijen e nje kundrajrori. Po z. Ndreca eshte e vertete se ka qendruar, por jo vetem ai, ka qendruar nen hijen e artileris ,aviacioni, topave, mortajave, focave detare etj. i gjithe populli shqiptar,sepse populli yne per te jetuar i lire ne kete truall(ku jeton edhe ti edhe une), shpaten dhe pushken se ka ndare nga vetja gjate gjithe ekzistences se tije. Dhe per kete duhet tu jemi mirnjohes gjithe brezave qe kane luftuar dhe kane dhene jeten per kete truall.

  22. Gent says:

    E saktë SPIUN100%

  23. kujtimi says:

    Po zoti tare, shihje revista te ndaluara, por kishe edhe pak dore, pasi u vidhje shokeve leket, halabak, ke edhe goje te flasesh.

  24. vlonjati says:

    vazhdo AURON ciru masken kurvave te shqiperise , pabureria e shumices nga veriu eshte e dokumentuar qe ne kohen e skenderbeut.

  25. Korca says:

    Perse u pizmos kaq shume ky akademik , ku ne vend te urtesise na cfaqet si nje i forte lagjeje ?. Auron Tare ve ne dukje nje te vertete pee Martin Camaj dhe Koliqin. Ata gelltiten ate lugen e corbes se prishur duke u bashkuar me nazistet, kur patriotet e medhenj ne gjithe boten u rreshtuan me koalicionin antifashist. Po edhe vlerat e tyre si shkrimtare e poet , kane vlera te verteta kur i sherbejne kombit te vet. Ne gjithe boten mor akademik kolaboracionistet nuk jane amnistuar edhe pse mund te kene qene me intelektuale se koliqi e camaj. Gjynah qe je akademik , nga ty nuk pritet asgje sepse ti nuk di te gjykosh me mendje te kthellet.

  26. Nik says:

    Respekt pèr tè gjith ish ushtar dhe komandant tè kundraajrorève nè shqipèri..Po mbyllim njè sy se Cama ka firmosur kurse pèr Koliqin po mbyllim tè dy sytè .Vèllezèr tè pèrdorim arsyen dhe gjakftohtèsin pèrshèmb tè marrim priftin dhe poetin tonè tè madhèrishèm Gj,Fishta,e ngre nè piedestal gjith kombi shqiptar pèr shkrimet e tij dhe patriotizmin por nè krahasim me dy figurat janè disa pika ose njolla tè zeza.Tare nuk shton ose propozon por thekson se Cama ka firmosur (dakort, pèrse,pèr çfar??) Nqse Koliqi hapi 147 shkolla nè Kosovè,atèhere me tè drejt tè nderohet dhe respektohet vepra e tij.Duhen studjuar tè dy nè kohèn dhe çfar konsiston praktikisht kur Cama firmosi,ekzistojn dokumenta ku demostrojn se ka spiunuar ose ka bashkèpunuar pèr UDB èn.Ndreca e eksagjeroj me dosjen Tare sepse pèr taren èsht njè plus qè doli dosja dhe aq mè shumè diskretiton Ndrecèn nè kètè fakt ku hapur del se Tare ishte kundèr regjimit,prandaj Ndreca ti kèrkoj falje nqse e ndjen .Tare nuk ka faj,ato qè gjeti nè dosje i vendosi nè gazetè pastaj janè organet kopetente qè merren me dosjet si dhe studjuesit.

  27. Lajmesi says:

    Ardian Ndreca duhet hjekun nga akademia e shkencave, ka nje pregatitje por i mungon shumica. Analogjia e tij me mushken vjen nga pamundesia per te qene zog mushke, i ka met vec zog gomari. Puuuu sa pordhet i paska pas. Autobiografia e tij asht vetem ne italisht, di me fol edhe gegnisht. Percaktimi qe ju ban shqiptareve ne shumic esht ndarje kombi. Ai nuk e kupton sakt se nder shekuj shqiptaret jane te gjith shqiptaret, dasit e tij nuk mund te perjashtojne Hamzain ne gjak edhe kur gabon shume. Me moshen qe ka Ndreca mund ta shkruj historin vetem me te degjuar. Hajt lum miku.

  28. Ateum says:

    Thjesht nje tjeter teveqel ordiner berishist. Meqe Taren se gjen gje nga dosjet, se eshte thjesht bole si ty dhe nuk eshte Fishta, Koliqi apo Camaj qe ju sherbyen fashisteve te Vatikanit si lavire dhe ju sodomizohet kulti qe ju kemi ndertuar ne menyre tribale dhe folkorike , atehere me mire se te diskretitoje veten si politikan apo historia leshi qe merret me spihunlleqe berishiste 1200 lekshi, ja lije kete detyre te peshtire Salinjanit, Bardhit apo Erles!
    Megjithate faleminderit! Sherbimet e kurves jane te dobishme per te gjithe, por kurvat kurva ngelen.

  29. Artani says:

    Ky Ndreca qenka nje koqe kandari…te me falin malsoret e ndershem ..por c meresh me kokrren e malokut o Auron…edhe profesora u ben edhe prape ngelen te hakmarjet e ulta..

  30. lame ziu says:

    Akademiku Ndreca konfirmon me sa duket se ka pas lidhje te forta me Sigurimin e Shtetit. Duket qarte dhe nuk ka nevoje per hipoteza se Ndreca qenka nje hale e qelbur qe merret me dokumenta pa data dhe pa firma. Por duket se i ka bere nje nder te madh Tares se po na e nxjerr edhe desident

  31. Idriz Mazreku says:

    Koliqi, dhet ishte minister i qeverise kuislinge dhe shef i madh i partise Fashiste ne Shqiperi ne sherbim te pushtuesit fashist.Ky eshte politikani Koliqi, qe si fashist, antikomunist, u perfshi ne organizatat qepas çlirimit te shqiperise, per permbysjen e qeverise shqiptare te kohes.Fashist-antikomunist, kolaboracionist.Ne cile vend te Europes, u falen dhe u vleresuan dhe reabilituan kuislinget? Mesa di asgjekundi.Koliqi e shpetoi lekuren duke u larguar nga Shqiperia. Te vleresosh Koliqin fashist dhe kolaboracionist e spiun nw sherbim te te huajve, do te thote te te mbrosh Fashizmin, ate kolere qe u shrrenjos pas nje lufte te pergjakshme.
    Koliqi intelektual dhe shkrimtar, eshte ana tjeter e medaljes.Studjuesit le te merren me vlerat e krijimtarise se tij, nese vertet ka vlera.
    Ardian Ndreca, qe ca kohe qe drejtor i nje Instituti te gjuhesise, çuditerisht akademik qe s’ja njohim veprat, ka kenaqesine te shkruaje “gegnisht”, e kush nje “Akademik” qe duhet te zbatoje normat e gjuhes letrare dhe jo te shkruaje me gjuhen qe flitet ne katundin e tij.
    E ka kot, dielli nuk mbulohet me shoshe.
    Ne vend te argumentave kundershtuese, vete germon ne dosjet e sigurimit te shtetit- çudi si ja vene ne dispozicion. Ajo zyre eshte bere han pa porta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje