Hapet laboratori i QSUT për testimet e Covid-19

17 Korrik 2020, 20:53Sociale TEMA

Instituti i Shëndetit Publik nuk do të jetë i vetmi që kryen analizat për koronavirus. Testet për pacientët e shtruar në spitalet Covid tashmë do të kryhen në laboratorin e QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në laborator tha se “Instituti i Shëndetit Publik ka një kapacitet për 500-1 mijë testime ditore dhe me hapjen e këtij laboratori kapacitetet rriten.”

Laboratori i QSUT është i biosigurisë 2 dhe i certifikuar nga OBSH.

Laboratori i Mikrobiologjisë do të vijojë edhe testimet serologjike për stafet mjekësore, pas Tiranës, edhe për stafet në spitalet rajonale. Aktualisht përqindja e pozitivitetit është nën 5.5%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje