Macron: Projekti ynë europian është në pikëpyetje

17 Korrik 2020, 09:55Bota TEMA

Ky takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Europian që do të zhvillojmë sot i është përkushtuar tërësisht planit të rimëkëmbjes dhe buxheti europian për këtë gjë është një moment i së vërtetës dhe i ambicies së Europës, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, menjëherë pas mbërritjes në samitin e liderëve të BE, që do të zhvillohet sot për herë të parë fizikisht në Bruksel, që pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.

“Ne po jetojmë një krizë të paparë nga pikëpamja shëndetësore dhe ekonomike, projekti ynë europian është në pikëpyetje”, shtoi ai.

”Kam besim se ne do të arrijmë maksimumin e ambicieve tona dhe së bashku me kancelaren Merkel dhe presidenti Michel do të bëjmë gjithçka, sepse na duhet të gjejmë një marrëveshje”, theksoi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje