Televizor kur është ndezur dhe vepër arti kur është fikur. Tashmë ju mund të keni një galeri të vërtetë arti brenda “Kornizës” suaj dhe të dekoroni amjentin e shtëpisë, hotelit, restorantit apo zyrës me shije dhe elegancë.
Pse quhet “Kornizë”?
Çdo vepër arti meriton një kornizë, kështu që edhe televizori më i ri “Kornizë” vjen bashkë me aksesorët e nevojshëm që e bëjnë atë të duket si një pikturë e vërtete. Ju mund të zgjidhni nga gama me ngjyra të ndryshme e kornizave siç do ta gjenit në muret e një galerie arti.
Televizori “Kornizë” qëndron rrafsh me murin, njësoj si fotografitë dhe pikturat tuaja. Prandaj, ajo gërshetohet në mënyrë të përkryer, kudo ku do ta vendosni, dhe ju ndihmon që të unifikoni dekorin e ambjentit tuaj. Për më tepër nuk do të ketë më rrëmujë me tela të ngatërruara. Televizori “Kornizë” përdor “një lidhjeje të vetme të padukshme” për tu lidhur me kutinë që kryen më pas të gjitha lidhjet e nevojshme për televizorin tuaj.
Ky është i vetmi televizor që do të donit ta shikonit edhe kur është i fikur. Kjo sepse kur ai fiket, Modaliteti Art paraqet me elegancë koleksionin tuaj personal të artit në një mënyrë që përshtatet me stilin dhe zbukuron hapësirën tuaj.
Me më shumë se 1200 vepra arti në galerinë tuaj personale, sjellim bukurinë e një koleksioni të veçantë me vepra arti në dhomën tuaj të ndenjes. Gjeni veprën e përkryer të artit që i përshtatet gjendjes suaj emocionale. Çdo ditë hapësira tuaj do të duket ndryshe, si një galeri e re arti.
Hyni në galeritë e klasit botëror apo vendosni momentet tuaja më të rëndësishme.
Art Store, i lidhur me galeritë kryesore të artit në mbarë botën, ju ndihmon të bëheni kuratorë të koleksionit tuaj personal të artit. Sillni kryeveprat klasike dhe bashkëkohore direkt në shtëpinë tuaj me provën tonë falas. Ose përfitoni akses të pakufizuar në koleksionet e artit dhe fotografitë, klasike dhe bashkëkohore duke u antarësuar.
Televizori “Kornizë” do të jetë agjenti juaj personal i artit. Ai mëson stilin dhe shijet tuaja dhe rekomandon artin që do t’ju pëlqente ta shikonit në mur. Në këtë mënyrë ju mund të krijoni galerinë tuaj duke zgjedhur veprat e preferuara apo të krijoni kontraste provokuese.
Ju mund të vendosni në kornizë momentet tuaja më të dashura ose një portret të ri të familjes. Thjesht dërgoni fotografitë te televizori “Kornizë” përmes telefonit ose përmes një fishe USB.
E nëse i mbani mend kornizat dixhitale, tashmë mund edhe ti harroni përfundimisht pasi fotografitë tuaja të preferuara mund ti shikoni lehtësisht në televizorin “Kornizë”.
Arti që vjen në jetë kur hyni në dhomë
Sensori i lëvizjes mund të ndiejë kur ti largohesh nga dhoma dhe çaktivizon Modalitetin Art në mënyrë që të kursejë energji. Sapo të hyni në dhomë sensori i lëvizjes bën që arti të vijë në jetë përsëri.
Vendoseni televizorin “Kornizë” kudo që dëshironi
Mendoni ndryshe. Vendoseni televizorin “Kornizë” kudo që të doni me opsionet e shumta të mbajtëses së televizorit që përshtaten me ju dhe me stilin e mobilimit tuaj.
Teknologjia QLED do të ndryshojë përvojën tuaj të të parit televizor, pasi shikimi juaj pasurohet me miliarda ngjyra të mundësuara nga teknologjia Quantum Dot e Samsung. Ju do të ndieni teksturën e pikturave thjesht duke e parë. Ngjyrat do të duken si reale në çdo dritë, duke ju dhuruar një përvojë si asnjëherë më parë.
Televizori “Kornizë” është ndërtuar që të lexojë dhomën, duke dalluar dhe duke rregulluar automatikisht ndriçimin e ekranit dhe kontrastin në mënyrë që të mund të shikoni sa më mirë pamjet në ekranin tuaj. Edhe kur dielli ndriçon përmes dritares apo në mbrëmje, pamja në ekranin tuaj do të jetë e përsosur.
Dhe më në fund ju nuk do të humbisni asnjë batutë nga programi juaj i preferuar. Me teknologjinë e “Amplifikuesit të zërit” (AVA), televizori “Kornizë” dallon tingullin në ambientin rrethues dhe rregullon volumin dhe qartësinë, në mënyrë që edhe në mes të zhurmës ju mund të dëgjoni zërat dhe argëtimi të vazhdojë.
Doni që të shikoni episodin e radhës e në të njëjtën kohë të shfaqni programin tuaj të stërvitjes? Nuk është nevoja që ti bëni me radhë. Konfiguroni dy transmetime në ekran dhe ju mund të shikoni filmin ndërkohë që bëni stërvitje, madje edhe ti dëgjoni të dyja njëkohësisht, televizori “Kornizë” ju jep liri për të bërë çfarë të doni.
Shikoni përmbajtjen e celuarit tuaj në televizorin “Kornizë” dhe anasjelltas
Me aplikacionin SmartThings, ju mund të shfaqni videot tuaja të preferuara, muzikën dhe fotografitë në ekranin e bukur e të madh të The Frame. Dhe me AirPlay 2 të integruar, mund të transmetoni në mënyrë të pandërprerë, të ndani dhe të pasqyroni direkt edhe nga pajisja juaj e preferuar Apple.
E për ta bërë këtë…
Thjesht trokisni dy pajisjet së bashku
Trokisni smartfonin në televizorin “Kornizë” për një mënyrë të thjeshtë për të kaluar përmbajtjen nga njëra pajisje tek tjetra.
Gjithçka që ju nevojitet është në duart tuaja
Jeta është më e thjeshtë kur keni One Remote Control në duart tuaja, aplikacionin SmartThings në celular dhe Smart Hub në ekran. Kontrolloni të gjitha pajisjet tuaja të lidhura me One Remote Control ose aplikacionin SmartThings, dhe kërkoni me lehtësi për filma, programe televizive dhe shfletoni webin me Smart Hub
Bashkë me televizorin “Kornizë” ju prezantojmë edhe Televizorin “The Serif” nga linja e televizorëve Lifestyle të Samsung, i krijuar për t’i dhënë një tjetër kuptim stilit tuaj të jetesës.
Ndryshe nga televizorët e zakonshëm, vendi i të cilëve është para ose varur në një mur, The Serif mund të vendoset kudo në dhomë, madje edhe në qendër. Nuk ka rëndësi se ku e vendosni, The Serif gjithmonë gjen harmoninë e tij me ambientin përreth. Edhe pa mbajtëse, ai mund të vendoset praktikisht kudo, në tryezë, në një raft ose direkt në dysheme, duke u bërë menjëherë një element i pandashëm i mobilimit tuaj.
Një televizor që do dallojë duke e bërë më të veçantë ambientin tuaj.
Nuk ka hapësirë të mjaftueshme muri për të varur televizorin? Apo ende po përpiqeni të gjeni vendin më të mirë? Shtoni mbajtëset metalike te The Serif për ta pozicionuar atë me lehtësi kudo në dhomë
Shkoni përtej argëtimit
Merrni informacione të dobishme të përditshme si moti, temperatura jashtë, dhe titujt kryesorë nga të rejat e fundit. Tani jeni gati për të rregulluar rutinën tuaj përpara se të largoheni nga shtëpia.
Dhe dhuratat për në fund
Nëse merrni televizorin “Kornizë” deri në 16 Gusht ju përfitoni falas kornizën anësore dhe 4 muaj abonim falas në Art Store për të patur akses të pakufizuar në 1200 vepra arti.
Televizorët e serisë Lifestyle nga Samsung, i gjeni vetëm në NEPTUN
Zbuloni produktet në link
https://bit.ly/TVKornizeneptun