Asnjë i vdekur në Lombardi nga koronavirusi, nuk ndodhte që prej 22 shkurtit

19 Korrik 2020, 18:42Bota TEMA

Italia po merr frymë lirisht nga koronavirusi. Në shtetin ku deri tani kanë ndërruar jetë 35045 persona, në 24 orët e fundit janë shënuar 3 të vdekur.

Asnjë nga viktimat nuk është nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi dhe kjo situatë pozitive nuk ndodhte që prej 22 shkurtit, kur virusi nisi të përhapej me shpejtësi dhe të merrte me dhjetëra e qindra jetë njerëzish brenda ditës.

Edhe numri i rasteve të reja ka shënuar një ulje të lehtë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 219 të prekur, nga të cilët 33 në Lombardi, ndërsa të shtunën ishin 249 raste të reja.

1 komente në “Asnjë i vdekur në Lombardi nga koronavirusi, nuk ndodhte që prej 22 shkurtit”

  1. genti says:

    …. Su sedici nuovi casi Covid-19 registrati oggi nel bollettino quotidiano toscano, tredici riguardano persone tornate in volo dall’Albania, da Tirana in particolare….
    Pasi erdhi Covidi nga Italia, po i rikthehet monedha… Forza rossoneri!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje