Kreu i PD Lulzim Basha tha nga Kosova se asapo të bëhet kryeministër në zgjedhjet e ardhshme do të heqë tarifën e Rrugës së Kombit.
Në një konferencë për median pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hoti, kreu i PD gjithashtu tha ndjehet i inkurajuar nga paketa e masave që Kosova mori për pandeminë në veçanti me paketën ekonomike
“Mbështetjen time në përqasjen parimore për dialogun, që ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim, njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Diskutim frytdhënës për të ardhmen e bashëkupunimit ekonomike, ju siguroj se te Partia Demokratike do të keni partner që ato punë që i kemi nisur si Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik të vijojnë për të prodhur mirëqënie mes vendeve, një ndër vendimet e para të mia si kryeministër i zgjedhur do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit dhe e traut, që ngadalëson shkëmbimin ekonomik.
Ndodhem me kënaqësi të madhe në Prishtinë, që është qyteti im i dytë pas Tiranës, jo vetëm se 2000-2004 ka qenë shtëpia ime, por edhe sepse e bërë të tillë për të më shpallur “Qytetar Nderi të Prishtinës.
Jam i inkurajuar nga paketa e masave që ju keni njoftuar në aspektin shëndetësor, e ekonomik, se pasojat sociale janë të rënda, me paketën ekonomike që keni njoftuar, një paketë e tillë ju vendos në krye të vendeve të rajonit, shembull dhe për Shqipërinë ku situata është edhe më kritike sa i përket krizës ekonomie e pasojave sociale, shembull për Tiranën dhe ne pavarësisht se për momentin në opozitë.
Vizita ime është paksa e vonuar, por vij pas një ftese të kryeministrit Hoti, por edhe presidentit Thaçi, Osmanit dhe krerëve të partive politike në Kosovë” tha Basha. (TemA)
Ish spiunat e serbise dhe udbashat i besojne bashes aq sa edhe serbia dhe rusia,kete e ka deshmuar qindra her qe nga dosjet kunder uçk e deri te afersia me serbine dhe rusine, ndryshe si komentohet kshilltari special per siguri kombetare serbi fazlliq dhe financuesi rus muzin, mjerisht keso pisllaqe kemi patur edhe me heret por kemi menduar se me shpalljen e kosoves shtet i pavarur kjo klike eshte shuar por qenkemi mashtruar si shume her,prandaj per mua pritja dhe sjellja e bashes kesisoj eshte poshtrim i Kosoves, nuk duhet lejuar kriminelet dhe tradhetaret e kosoves te sillet sikur skane ber asgje ose per me taper te sillen si shpetimtar, siq po ban vuqiqi dhe serbia nga kriminel ne viktime.
Oh sa gjera do beje ky shejtan kur te behet kryeminister.Ky ciraku i Saliut,bash me te bijen e Saliut,te dy bashkepuntore te perpilimit te listave fallco te Atij Dik DikMartit,madje ata te dy, kan qene shume te lidhur me Fazllicin.Ju ne Kosove ketij Kllouni te Saliut, duhet ti vini kufirin ne Morine.
Filloi ky hajduti me keto premtime idjote. Pasi vodhe 250 miljon euro dhe rrugen e kombit e la rrugeve tani nxjerr teori si ato te meparshmet qe….
VOTONI PER NE SE NUK DO PAGOANI DRITAT…
VOTONI PER NE SE SDO PAGUANI UJIN….
DO RRISIM RROGA E PENSIONE ( me gjith qe jemi vendi me te ardhura me te ultat ne europe)….
E plot brockulla…
Nuk e di a e pa rrugen e kombit se si eshte transformuar apo ja futi gjumit nga inati.
Mos u merzitni te dashur kosovare se basha nuk do te behet kurre km, e per rrjedhoje ajo takse do te mbetet sepse duhet te paguhet sherbimi, si ne cdo ven tjeter te botes. Kosovaret duhet te njohin ndihmen e shqiperise kudo e kurdo. Nuk ka detyrime vetem shqiperia, secili duhet te paguaje pjesen qe i takon. Basha eshte debil, kujton se jane partate e vefa-s e mund te beje cfare te doje me to vjehrri apo kunati.
Po ta prishin rrugën kosovarët e ta ndërtojn fierqkët vlonjatët apo sarandiotët apo korçarët PSE? Demokracia është kush harxhon , paguan.