Rudina Hajdari paralajmëron pak para Këshillit Politik: Listat e hapura, kusht për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit. Meta e Basha duhej të ishin në tryezë

20 Korrik 2020, 10:48Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se nga tryeza e sotme e Këshillit Politik “do të dilet vetëm me Reformë Zgjedhore me lista të hapura”.

Sipas saj, është “e çuditshme që Lulzim Basha nuk merr pjesë në takimin e sotëm të Këshillit Politik, duke qenë si ai dhe Presidenti e thirrën këtë mbledhje”.

“Mendoj që duhet të ishte i pranishëm për të mbrojtur opozitën dhe demokratët në atë tryezë.

Është në dorën e tij se çfarë bën, por nuk mendoj se ka gjë më të rëndësishme sesa Reforma Zgjedhore për momentin”, tha Hajdari.

Deputetja paralajmëroi opozitën jashtëparlamentare që kjo nuk është tryeza e duhur për të shtyrë ndryshimet kushtetuese.

“Nëse duan ta kthejnë në tryezë që do të pengojë ndryshimet kushtetuese, e kanë më kot. Opozita jashtëparlamentare duhet të kuptojë se listat e hapura i duan shqiptarët.

Për ta shtyrë këtë ndryshim, kjo nuk është tryeza e duhur. Nga kjo tryezë do të dilet vetëm me Reformë Zgjedhore me lista të hapura.

Uroj që në këtë tryezë, opozita jashtëparlamentare të vijë për të mbështetur listat e hapura, nëse nuk e bëjnë këtë, është e kotë që të rimblidhemi për të zgjatur më tej Reformën Zgjedhore.

Kur të mbështeten listat e hapura, ne do të votojmë Marrëveshjen e 5 Qershorit në Parlament”, tha Hajdari në studion e A2.

Sot i pranishëm në Këshillin Politik do jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje