Kartelet famëkeqe të drogës në Kolumbi kanë marrë vetë situatën në kontroll për të detyruar njerëzit të respektojnë karantinën në kohën e epidemisë së koronavirusit.
Sipas organizatës Human Rights Ëatch, të paktën nëntë vetë janë ekzekutuar se kanë refuzuar të zbatojnë rregullat e izolimit, ose kanë folur kundër tyre.
Vrasjet kanë ndodhur pas rritjes së papritur të shifrave të infektimeve pas një periudhe fillestare në të cilat numri i të painfektuarve kanë qenë të papërfillshme.
Tani gati 200,000 vetë janë konfirmuar me koronavirus dhe mbi 6,000 kanë vdekur.
Tre vetë u vranë vetëm pse kishin dalë për një shëtitje në park. Dy emigrantë nga Venezuela ishin duke pirë në një dyqan për riparim telefonash, kur u qëlluan për vdekje.