Greqia sërish nën flakë të tërbuara: Mijëra të evakuuar

23 Korrik 2020, 22:15Rajoni TEMA

Zjarre të mëha shpërthyen në Greqinë e Jugut të mërkurën, duke kthyer makthin e pak viteve më parë, me tragjedi të mëdha edhe njerëzore.

Flakët po vazhdojnë me tërbim dhe po shkatërrojnë shtëpi dhe hektarë tokë pyjore, ndërkohë që mijëra njerëz janë evakuuar nga gjashtë vendbanime.

Në përpjekje për të kontrolluar zjarrin, 236 zjarrfikës u vendosën në fshatin Kenhrei në afërsi të qytetit të Korintit, së bashku me 54 automjete, gjashtë helikopterë dhe katër avionë. Deri më tani nuk ka raporte për viktima të mundshme.

Ekipet e zjarrit evakuuan banorët e fshatit Athikia, si dhe fëmijë nga një kamp veror aty pranë dhe disa zona të tjera banimi.

Mediat lokale thonë se pesë zjarre të tjera shpërthyen në Greqinë Jugore dhe pjesë të tjera të vendit.

Në korrik 2018, Greqia pësoi një nga zjarret më të këqija në historinë e saj në vendpushimin bregdetar të Mati dhe zona të tjera në lindje të Athinës, duke vrarë 102 njerëz. Më shumë se një mijë shtëpi u shkrumbuan.

3 komente në “Greqia sërish nën flakë të tërbuara: Mijëra të evakuuar”

  1. abc says:

    Logjike kaq Pakistanez dhe Islamik filoTurq emigrant qe gjeten strehim ne Heladha, sabotime me viruse dhe zjare pritet te bejne ndaj Heladhes.
    Ju shiko byrazeret Arnaut te Erdoganit ne Shqiperi sa urejtje qe vjellin perdit ndaj Heladhes pamvarsisht qe atje mbushen zorren me buke dhe kane gjithe soj e sorollopin e Tyre.

  2. 2025 says:

    ..evakuuar?????
    Tema
    Lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje