Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë që njohu Kosovën si shtet të pavarur. Në një shënim në mediat sociale, Kurti shkruan se dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova.
Ish-kryeministri shton se Kosova në vend që ta forcojë subjektivitetin ndërkombëtar dhe shtetndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë.
“10 vjet u bënë sot nga mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i cili konstatoi që Serbia nuk kishte të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Rezultati i qëndrimeve të gjyqtarëve të GjND-së ishte 10 me 4 në favor tonin. (Mbaj mend se nga deponimet e shteteve mike, mbresa të posaçme më pat lënë ajo e Prof. Martti Koskenniemi që përfaqsonte Finlandën.)
Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës.
Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj.
GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur”, shkruan Kurti.
Si dje 10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim.
Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Per cfare lesh deshtimi te serbise po flet o rrusho.Serbet jane te trashe por Kosven e ka ne xhep pasi edhe ne kohen e Titos nuk ka pasur udheheqes me te peshtire e bythlepires se sa ju sot
Iku vapa me gushtim , mblidhuni neper sheshe xhamise si mizat ne letren higjenike.
Eshte kollaj te flasesh per te tjeret.
Ti spiun i qelbur duhet te flasesh per vehte. Ti duhet te na tregosh se ku fshihej lepuri qe kundershtove Rrambujene? Ti duhet te na tregosh se ku fshihej lepuri qe edhe kur e pate pushtetin luajte rrezikshem kunder Kosoves. Ti ju kundervure bisedimeve duke ndihmuar Serbine te rikuperohej. Ti ju kundervure Amerikes, mbrojtjes me te madhe te Kosoves, duke I bere sherbim te pallogaritur Serbise. Ti ju kundervure Shqiperise, duke treguar se je nje basthard kombetar. Ti ju kundervure edhe Evropes duke u afruar mbrapa kraheve me Rusin. Ti bere dhe cnuk bere. Ti do mbahesh ment si simbol i “koqizmit” shqiptar. Ti mendon se je mashtruesi e i madh dhe na ben pallavra per historine e afert dhe nuk flet per historine tende. Pyetja e fundit per ty basthard shqiptar eshte; ku ishje ti kur te tjeret nuk ben punen????
PS
I vetmi qe te mbron ty ne kete sajt eshte nje i quajtur Baliu. Ne te vertete Baliu eshte spiun serb qe flet nje shqipe te bastharduar. Ai eshte serb I Mitrovices. Fakti qe vetem ai te mbron ty, tregon se kush je ti.