Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 10-vjetorin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës me vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti, i cili disa ditë më parë ishte në Hagë për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara pas ngritjes së aktakuzës për të dhe disa zyrtarë të tjerë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, thotë se Kosova ka besuar gjithmonë tek drejtësia ndërkombëtare.
Postimi i plote:
Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran.
Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë! HTH
Hajdut ! Dorzo gjen e vjedhur
Hajdut ! Dorzo gjen e vjedhur
Ajo qe vidhet behet prone “private”, e prona “private” per djath-tistat asht e “paprekshme” balo. Ska kthim mbrapa, hajnat drejt ne burg.
Hashim Thaci :ne kemi besuar gjithmone ne drejtesine nderkombetare edhe pse gjenocidi kunder shqiptareve nuk u denua.A ben ne krye te shqiptareve nje rrot kari si ky???????
Ti, o Thaç, me politikanet hajdute e spiune te serbeve e katandiset Kosove keshtu. Kosova duhet te ishte tani shtet antar i OKB, shtet i kosoliduar jo cope cope. Ti duhet te futesh ne burg k mafioz.