Covid-19 në Kosovë: 5 viktima dhe 168 të infektuar në vetëm 24 orë

21 Korrik 2020, 15:25Rajoni TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur  5 pacientë nga sëmundja COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144. Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga 415 mostra të testuara, 168 kanë dalë pozitive në koronavirus. Kjo shifër e rrit numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6.045.

Komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin më të lartë të të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 157 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.226.

Raste aktive me koronavirusin e ri aktualisht janë 2.675.

Në Kosovë rastet e para janë shënuar në mesin e muajit mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje