Dick Marty
Nga Iris Gjinovci
Ne dhjetor 2010, senatori zviceran Dick Marty tmerroi boten me deklarimet e tij ne nje konference ad hoc ne Paris, kur akuzoi udheheqesit e UCK per trafik organesh te serbeve te zene rob nga UCK. Sipas Martit, pjesa operacionale e aktivitetit ishte zhvilluar ne nje shtepi fshati ne malesite e Burrelit, ku mbi tavolinen e kuzhines, vriteshin roberit e lidhur dhe iu nxirreshin organet, te cilat ushtaret e UCK i transportonin pergjate nje ecje shumeoreshe ne shtigje malore derisa dilnin ne rruge automobilistike, ku i priste nje makine qe i conte ne aeroportin e Rinasit. Aty kalonin doganen dhe udhetonin per ne drejtim te paditur per t’u perdorur ne transplante organesh. Nje formulim i tille i pabesueshem edhe per mendjet me kretine, do te krijonte hilaritet te cilido gazetar ne bote, po te mos ishte Marti deputet i Asamblese se Keshillit te Europes dhe synimi i sulmit te tij Kosova, qe ne ate kohe po behej gati te fillonte dialogun me Serbine.
Per tre muajt vijues, mediat europiane (pervec asaj angleze, qe u tregua kritike ndaj akuzave te Martit) nuk u rreshten mbi “krimet e UCK”. Televizionet zvicerane nxisnin urrejtjen me detajimin e ‘krimeve te llahtarshme te UCK’, me deklarime qe tejkalonin cdo mase te lejueshme nga ligji ndaj te dyshuarve per krim. Si President i Albanian International Scholarship Foundation me seli ne Gjeneve, Asllan Gjinovci i shkroi nje leter Drejtorit te Pergjithshem te Televizionit zviceran per t’i kerkuar ndalimin e akuzimeve mediale per trafik ilicit organesh, sepse jo vetem nuk ekzistonin tregues te perfshirjes se UCK-se ne cfaredo lloj krimi te ketij lloji, por, sidomos, nuk kishte evidence se krimet qe deklaronte Marti kishin ndodhur, nuk njiheshin persona te identifikuar si te trafikuar dhe nuk ishin gjetur kufoma me organe te hequra.
Nderhyrja ishte me vend, televizonet e zbuten tonin dhe filluan te vene ne dyshim akuzat. Florence Hartmann tregoi qe Marti nuk mund te kishte asnje prove, sepse vete Gjykata per krime lufte ne Jugosllavi kishte hetuar me vite mbi keto thashetheme serbe dhe i kishte gjetur pa baze. Me pas, intervistimet me mjeke specialiste saktesuan qe nje aktivitet i ketij lloji ishte i pamundur, sepse kerkonte procedura, dije dhe infrastruktura te specializuara qe nuk mund te improvizoheshin ne nje vend si Shqiperia, ne kushtet e nje lufte qe kishte zgjatur vetem disa muaj. Por Marty ishte i vendosur ne synimin per te rrezuar mitin e UCK si levizje cliruese, duke e paraqitur si organizate kriminale dhe nxjerre, si rrjedhim, te pajustifikueshme lufte e Natos kundra Serbise, sepse serbet vetem ishin mbrojtur nga agresioni dhe mizoria cnjerezore shqiptare. Ne ate kohe po fillonin pergatitjet per dialogun Kosove-Serbi, ku serbet nuk donin te vinin si fajtoret e vetem dhe sidomos nuk donin te uleshin ne tavoline me Thacin dhe UCK, luftetare e fitimtare te luftes.
Nje rezolute per hetimin e krimeve u dorezua ne Asamblene e Keshillit te Europes. Datat 25 dhe 26 janar 2011 u caktuan per degjesen e paleve akuzatore dhe mbrojtese. Presidenti i Serbise, Boris Tadic foli ne Asamble per Serbine, akuzoi UCK per trafik organesh dhe kerkoi qe Kosova te mos pranohej ne Keshillin e Europes (Discours).
Shqiperia qe ishte regjistruar si pale mbrojtese, sepse trafiku i supozuar ishte zhvilluar ne territorin e saj, nuk u paraqit. Asambleja e Keshillit te Europes doli me rezolute qe te hetoheshin akuzat e Martyt. Ketu e ka zanafillen krijimi i Gjykates speciale.
Deri ketu, reputacionin e Kosoves mund ta shohim si viktime te nje komploti nderkombetar qe synon te barazoje politiken kriminale te Serbise ne Kosove me veprimtarise e UCK. Por cfare ndodh tani e tutje, cfare ka Kosova ne dore per te mbrojtur reputacionin e saj? A munden Institucionet shteterore dhe, sidomos, Kuvendi i Kosoves ta ripozicionojne Kosoven duke perdorur hapesirat normale te veprimit per nje shtet sovran?
Prononcimi publik i prokurorit te Gjykates speciale kunder Hashim Thacit, President i Kosoves, pikerisht ne momentin kur ai udhetonte ne Washington per te rifilluar dialogun me Serbine, ka cenuar boterisht jo vetem reputacionin e individit dhe Presidentit Thaci, por kryesisht interesat e Kosoves. Kuvendi i Kosoves qe eshte krijues i Gjykates speciale dhe ka sovranitet mbi te, duhet te siguroje qe ky institucion ligjor i Kosoves nuk eshte nen ndikimet e fuqive te huaja miqesore apo armiqesore ndaj Kosoves, por zhvillon veprimtarine e tij vetem brenda mandatit te tij qe eshte: hetimi dhe gjykimi i krimeve te luftes te kryera ne territorin e Kosoves. Ne vecanti, Kuvendi mund te therrase Kryetarin e Gjykates speciale ne audience perpara Kuvendit qe te jape informacion e llogari per ceshtje kyce si :
1.Cfare pune ka bere Gjykata deri tani, cfare krimesh lufte jane evidentuar, sa dosje me akuza jane ne pergatitje, sa shkojne per gjykim? Sa vite planifikohet te zgjase veprimtaria e gjykates?
2.Cilat jane shqetesimet e gjykates, pse nuk i kerkon sqarime Kuvendit mbi kohezgjatjen e mandatit, por merret me thashetheme dhe i qahet shtypit boteror? Gjykata eshte njesi sherbimi ligjore e Kosoves, nuk lufton per veteekzistence, as nuk vepron si instrument politik i pavarur qe i kundervihet shtetit te saj. Rruget e komunikimit te Gjykates jane vetem zyrtare dhe te drejtperdrejta me Kuvendin dhe institucionet e Kosoves, jo me shtypin boteror ose kancelerite e huaja.
3.Cfare masash mori Kryetari u Gjykates speciale pas prononcimeve publike te prokurorit? A u zbatua rregullorja e gjykates, a u suspendua prokurori, a ka filluar procedura ndaj tij per nxjerrje ne shtyp te sekretit hetimor, per baltosje pa nevoje te individit Thaci, te presidentit Thaci, te UCK-se dhe te Kosoves, per hedhje dyshimi per perpjekje ilicite te Kuvendit te Kosoves per t’i nderprere Gjykates mandatin? Kush, brenda apo jashte Gjykates, e shtyn prokurorin te veproje joligjerisht? Per Gjykaten speciale, Kosova mori juriste te huaj qe ta bejne punen ne perputhje me ligjet, jo si militante politike. Nese sillen si te tille nuk jane profesionistët qe na duhen, por jane nepunes te shtetit te Kosoves dhe mund te procedohen per shkelje ligjesh.
4.Me tej, problemi i dosjeve per 100 te vrare ngre ceshtjen e cilesise se provave dhe pamundesise se konkludimit, kur dhjete vjet hetime nuk i kane mjaftuar as Eulexit as Gjykates speciale te ngrejne nje aktakuze te vetme precize. Keshtu, kur thua se ke 1000 deshmitare, por ende pas dhjete vitesh ke nevoje per te marre ne pyetje nje liste me te dyshuar te perfolur, duke shpresuar te kapesh ndonje informacion prej tyre, ngrihet qarte pyetja: a ka tregues/prova te fajesise apo vetem qellime?
Me keto qe ndodhën, del pra e domosdoshme qe Kuvendi te punoje me Gjykaten speciale per te organizuar monitorimin e punes se saj. Kuvendi mund t’i kerkoje Gjykates kushtetuese te prononcohet per ligjshmerine e gjithe ketyre ceshtjeve dhe per te caktuar instrumentin monitorues qe do te analizoje nevojen e vazhdimesise se Gjykates speciale ne varesi te konformitetit te saj dhe shanseve per te konkluduar ceshtjet. Nese nuk ka shanse te arsyeshme qe do te arrihet ne denime dhe qe do te behet drejtesi per keta 100 persona te vrare nga serbe apo shqiptare njezet vjet me pare, Kuvendi duhet te pozicionet dhe te vendose. Edhe Europa. Ajo ndoshta ka tani nevoje t’i shpenzoje diku tjeter ato 400 milione eurot e taksapaguesve te saj qe i ka vene buxhet per Gjykaten speciale (mesatarisht 4 milione per hetimin dhe gjykimin e nje krimi !), ne vend qe te insistoje te gjeje gjilperen ne kashte, per t’i bere qefin serbeve dhe mbajtur Kosoven larg nga rrjedhat europiane.
Keto e te tjera Kosova duhet t’i zgjidhe duke i dale zot vetes dhe te mos mbahet peng i thashethemeve te Martit per disa dhjetravjecare te tjere. Atyre qe gezohen se njolloset reputacioni i disave, duhet te kuptojne se njolloset vetem Kosova, shteti yne, kombesia jone, e sotmja dhe e ardhmja e popullit te Kosoves.
Europa ka treguar se ka kujtese te gjate historike ne dashurite dhe antipatite e saj. Shpresoj se dite me te mira do te vine pas ketyre ndeshjeve te forta, por shanset per kete shtohen kur institucionet e Kosoves i dalin zot Kosoves.
Po eshte e vertete!! Sa here qe Kosova eshte pergatitur te hedhe hapa perpara disa fije levizen ne kohen dhe menyren e duhur dhe gjithcka shkermoqet si ne legjenden e Rozafes!!
Zoti thote : per te njohur dike shiko fytyren e tij .
Nga zyrat e UÇK ka qen dashtë të ngritet kundër padi dhe ky të vërteton akuzën që nga arrestimi i serbëve (mund të ken qenë rom edhe malazez) operimi trafikimi destinimi por jo me dëshmitar të fshehtë por krejtë ashiqare dhe pose nuk fiton akuza e tij ky pastaj do të mbetej pa ato shuma të majme parashë të ofruara nga çarqet anti shqipëtare nëse dikush ka fitu para me organe të robërve të luftes serbët kryesorët janë se mu ata kanë zhdukur me mija e 10mijëra njerëz dhe po të kishte karakter dhe humanitet ky Marti Serbinë do ta padiste por këte paraja e intereson dhe jo drejtësia
BRAVO IRIS !
Per a’t pune kena nis Lulen edhe kena kqyre venin.,tu spiae verdhe,
nuk eshte e vertete Luli ka arritur konkluzionin,qe shtepiae verdhe eshte e bardhe.
se kishin frikemos ngjyroseshin organet.
Me pacipesine me te madhe qeveria e Kosoves priti dje me tapet te kuq,
pikerisht ate qe hartoi raportin me te ashtuquajtura fakte per heqjen e organeve!!!!
Ti Laberia mos u indinjo kaq shume por merr dhite e tua e shko jeto ne mal s politika nuk eshte per ty.
Krimineli Dik Marty nuk ka vepru ne kry te vet por eshte pagu nga Ruset , Francezet , Hollendezet me kerkes te Serbise per te bere keto akuza . Nuk ka gjykat a institucion botror ta çbeje luften dhe fitoren e U.Ç . K . se sepse edhe eshte njohur nga Gjykata Nderkombetare nga O.K.B. ja me ne krye Ameriken . Ka ardhe koha qe O.K.B ja te krijoje nje gjykat dhe te marre nen akuze te gjithe drejtuesit e gjykates se Hages qe kan drejtu kete gjykat tash 30 vjete . Pse kjo gjykat nuk ngren akuz per forcat ushtarake Hollandeze qe ishin caktuar per mbrojtjen e Bosnjes bashkepunuan me serbet dhe lejuan vrasjen e 8000 djemve . Pse per kete krim nuk flet askush , dhe per krimet qe ka bere serbi ne Kosove krim kunder njerzimit ganocid qe per kohen kur ka ndodh barazohen me krimet e Hitlefit dhe Europa plake nuk ndihet fare . Milosheviçi vdiq ne Hage dhe figuron i pade uar, pse nuk ja dha motivacjonin e denimit pas vdekjes sepse kexhtu pas 100 vitesh ky mund te na dale hero se nuk figuron i denuar .
Faji eshte tek vet komandantet e UQK-se qe kan lejuar puqin ne kryesi te saj nga disa ngelaqa UDB-asha qe edhe ftyren e vet e kan lyer me mut per ta marre certifikaten nga mjeket zvicran se jan invalid mendor 100%. E tash gjith ky gjemim pse Haga ua ngrehi veshin dhe e parandaloj ndarjen e Kosoves nga po te njejtit tipa. Vet e kan perqafuar raportin e dick-ut, vet e kan votuar Gjykaten Speciale duke enderruar se vet jan te “pa prekshem” duke e plaqkitur popullin e vet. Uh sa keq qe keta debilat legen-dar tash po i zbardhin dhembet kot.
Nje artikull i mrekullueshem,bravo,autores.Populli thote nje fjale:cka ta bene i joti nuk ta bene i huaji.Te gjitha akuzat kundta UCK ne raportin e Dick Martyt jane nga shqipefoles qofte nga kosova qofte nga Shqiperia.Disa jane gazetare disa politikane ,avokate,ka edhe kryetar partishe.Eshte gazeta Bota Sote qe ma zi se shtypi i Beogradit ka sulmuar UCK parreshtur.Nuk eshte vetem LDK qe ka punuar haptas kundrra UCK,eshte edhe VV qe per pushtet shesin interesat kombetare ,u deshmua ne praktike.Ne gjirin e saje ka militante qe tash haptas kane dale kundra Thaqit dhe “komandanteve”,por qe ne esence kan luften kundra UCK.LUFTETARETE LIRISE, JANE GJIND NE MESE TE ZJARRIT NGA NJERA ANE TE AGJENTURAVE SERBO-RUSE ,NGA ANA TJETER TE SHQIPFOLESVE TE PAGUAR NGA lobet antishqiptare.LDK ka qene kohen me te madhe ne pushtet dhe nuk ka lejuar ne menyre institucionale mbrojtjen e vlerave te luftes por ka bere te kunderten.Bisnismenet me te medhej ne Kosove jane te LDK te pasuruar ne regjimin e serbise dhe keto kane qene gjithmone te paprekshem.Mes “komandanteve”munde te kete edhe ndonje qe ka keqperdore poziten por te gjitha te keqiat u mvishen atyre edhe atehere kur nuk ekzistojne, u kurdisen kurthe,krejt ne emer te vrasjeve,korupcionit…..Me nje fjale ne Kosove eshte veshtire te hartohet nje platforme kombetare per te mbrojte interesat e Kosoves dhe jo per te sulmuar dhe okupuar tjeret .