SHBA, thirrje BE-së: Mbani premtimin, liberalizoni vizat me Kosovën

20 Korrik 2020, 22:00Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikojnë Bashkimin Europian për qasjen e viteve të fundit ndaj Kosovës. Komiteti për Punë të Jashtme i dhomës së Përfaqësuesve i bën thirrje Brukselit që të përmbushë premtimin ndaj Prishtinës duke liberalizuar vizat.

“Tani kanë kaluar më shumë se 2 vite që kur Komisioni Europian konfirmoi që Kosova plotësoi të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këshilli i BE duhet të përmbushë premtimin ndaj Kosovës dhe të garantojë menjëherë liberalizimin e vizave”, shkruan Komiteti për Punë të Jashtme i dhomës së Përfaqësuesve.

Ndërkohë, prej dy vitesh BE ka bllokuar vazhdimisht dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës duke vendosur një sërë kushtesh. Kjo qasje e Brukselit është kritikuar shpesh nga Uashingtoni që së fundmi lëshoi dhe këtë thirrje zyrtare.

1 komente në “SHBA, thirrje BE-së: Mbani premtimin, liberalizoni vizat me Kosovën”

  1. uk says:

    Pse nuk i liberalizon SHBA me Kosoven?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje