Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut: 127 raste të reja me COVID-19 dhe 8 viktima

19 Korrik 2020, 16:24Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 127 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.153.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 8 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 422.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 85.829 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 904 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.810, prej të cilëve 83 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 3.921.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje