Thaçi iu drejtohet qytetarëve të Kosovës pas marrjes në pyetje në Hagë: Një proces i radhës në vazhdën e shpifjeve ndaj UÇK-së

18 Korrik 2020, 20:30Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një video-mesazh ditën e sotme iu drejtua qytetarëve të Kosovës pas 4 ditëve marrje në pyetje në Dhomat Speciale të Hagës pas ngritjes së akuzave për krime lufte.

Thaçi e quajti marrjen në pyetje një proces të radhës në vazhdën e shpifjeve ndaj UÇK-së por që sipas tij do vuloset roli historik dhe i patjetërsueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Historia nuk mund të rishkruhet nga askush. Ju them që ky proces nuk mund të rishkruajë këtë histori, sepse është vulosur me gjakun dhe sakfrificën e një populli me liri.

Cilido qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja, historia e fitimit mbi një pushtues do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush.

Ky procesi i radhës është në vazhdën e shpifjeve dhe akuzave ndaj UÇK. Por ky proces do vulosë rolin historik të UÇK-së si një rol i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këto përbuzje ndaj Kosovës e shqiptarëve, represioni deri në masa gjenocidiale, do të jetë një nga faqet më të errëta që nuk do rishkruhet në Kosovë.

Unë që pata rol në shtetformimim e Kosovës. Ndjehem më fort i sigurt për sakrificën personale për zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime dhe akuza ndaj bashkëluftëtarëve të mi”- tha Thaci.

6 komente në “Thaçi iu drejtohet qytetarëve të Kosovës pas marrjes në pyetje në Hagë: Një proces i radhës në vazhdën e shpifjeve ndaj UÇK-së”

  1. Ilirian says:

    Thaci duhet nderuar për luftën por tani duhet tu hapi rrugë njerëzve të paqes ai nuk mund të jetë njeriu i paqes … duhet ta kuptojë vetë që nuk është me koha e tij… duhet të tërhiqet!

    1. Na mbtyen llafolloget. says:

      I dashur Ilirian,
      Ke nje koncept minor per luften dhe paqen. Nje njeri qe ben lufte per te arritur paqen, eshte paqedashes. Ky eshte Thaci. Nje njeri qe shfrytezon paqen per te bere lufte, eshte kriminel. Ky ka qene Millosheviqi. Lufta ne perkufizimin klasik eshte polotika per paqe me mjete te tjera. Kur fjalet nuk funksionojne, populli kalon ne revolucion. Kjo eshte historia e Kosoves. Kjo filozofi eshte shume e thelle per ty lirian(qe e ke emrin me prejardhje nga liria. Per kete ka merite yt ate dhe aspak ti). Nuk mund te ishim te lire, po te mos kishim luftuar….
      Ne kete kontekst duhet te shikosh edhe perkufizimin per Thacin apo Millosheviqin(apo Vuciqin). Vuciqi ishte per lufte dhe vazhdon te jete per lufte.
      Do ishja dakort me ty po te shtroje te tjera argumente se pse Thaci duhet te largohet. Largimi i Thacit edhe mund te ndodhi. Bile ai vet e ka deklaruar kete. Sidoqofte ai do larohet jo se ka qene luftetar. Gjithmone duhen njerez te rinj, por Kosova duhet te kete kujdes se nen emrin “te rinj”, shpesh nenkuptohen spiunet e serbit. Nuk mendoj per ty se kur thua njerez te rinj mendon per spiunet e serbit, por thjeshte je nje llafollog.

  2. Sadik Qosja says:

    ..jo ndaj UCKse, o Thaqi..behet fjale per krimet e tua…apo te ka mesuar Rama te mashtrosh?

  3. Ateum says:

    Pse nuk heton Haga, mercenaret greke qe kryen masakra ne Kosove, ne emer te Europes?
    Aparteidi kunder Kosoves eshte zhvendosur nga Serbia ne Europe. Ndjenja rracise europiane e superioritetit qe i shkaktoi njerezimit shfarosjen e indigjeneve te Amerikes, gjenocidin e Kongos, gjenocidin e boshnjakeve, gjenocidin e shqiptareve, ate te hebrenjve, skllaverine, masakrat e Algjerise, kolonite, dy luftra boterore, vazhdon akoma me rezervate te izoluara dhe percmuara “indigjenesh primitive” qe jane mbyllur ne kafaze ne shtepine e tyre ne Europe, qe ka per pronare rracat superiore me mekanizmin fashist te kushteve e integrimit, si instrument i gjenocidid te heshtur europian.

  4. Kukuleci says:

    Pa diskutim qe e drejta jote do triumfoj,ju cliruat Kosoven,juve ju mbeshteti Nato,Amerika dhe gjith bota demolratike.Ju krijuat shtetin e dyt shqiptar,Ju krijuat shtetin demokratik te Kosoves.Si ju sdo kete nje te dyte kombi Shqiptar per shekuj me radh.Lavdi vepres suaj dhe atyre qe dhan jeten nen dejtimin tuaj per clirimin e Kosoves.Te jemi mirnjohes per gjithcka ke bere jo vetem Kosovaret por dhe ne te Shqiperis me perulje nga nje emigrant nga jugu dhe zemera e Laberis.

  5. Kabashi says:

    Serbet sajuan te paqena, kurse shqiptaret me nje oqean faktesh per gjenocidin serb mbi shqiptaret i heshten ato per te qendruar ne pushtet ose interesa tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje