“Qeni i Pavllovit”: Në sytë e Vuçiç, shqiptari duhet të jetë bartës qymyri, hamall dhe të flasë serbisht

17 Korrik 2020, 18:49Rajoni TEMA

Me atitudën e trashëgimtarit të mizorisë kolonialiste të Beogradit, presidenti serb e nënçmoi në Bruksel kryeministrin e Kosovës. Në sytë e Aleksandar Vuçiqit shqiptari duhet të jetë bartës qymyri, hamall dhe të flasë serbisht. Në mediat serbe Vuçiq e vazhdoi nënçmimin me gjuhën e tij vulgare, duke thënë se kur e takon Avdullah Hotin ndjen “refleksin e Pavllovit”. Çka është “refleksi i Pavllovit” (në gjuhë të tjera quhet: “qeni i Pavllovit”)? Pse e krahasoi Vuçiq kryeministrin e Kosovës me “qenin e Pavllovit”? Një shpjegim dhe disa këshilla se si politikanët e Kosovës duhet të përballen me Aleksandar Vuçiqin. Inferioriteti nuk bën punë në përballje me kryetarin serb. Nuk bëjnë punë as deklaratat inferiore të politikanëve si Hashim Thaçi, i cili u thoshte diplomatëve europianë se ai dhe Vuçiqi janë “good guys”, domethënë djem të mirë e të pasherr

Nga Enver Robelli

Në rininë e tij Aleksandar Vuçiqi ka qenë i afërt me huliganët e ekipit të futbollit Cërvena Zvezda të Beogradit. Tribuna e huliganëve ka qenë dhe vazhdon të jetë një “akademi e dhunës” – fizike dhe verbale. Kur në maj të vitit 1990 në ndeshjen e futbollit mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit shpërtheu dhuna, Vuçiq ishte në tribunën e huliganëve. Pastaj ai vazhdoi karrierën si propagandist në një radio të ultranacionalistëve serbë në Pale të Bosnjës, prej nga është koordinuar rrethimi dhe vrasja e qytetarëve të Sarajevës. Po në atë kohë Vuçiq e ka zbuluar babanë e tij politik dhe idhullin e tij shpirtëror: Vojisllav Sheshelin, i cili në fillim të viteve 1990-të e kishte një ëndërr: t’ua nxjerr sytë kroatëve me lugë të ndryshkur.

Më 1995, pak ditë pasi forcat e kasapit Ratko Mlladiq filluan gjenocidin në Srebrenicë, Vuçiq i kërcënohej bashkësisë ndërkombëtare se nëse sulmon forcat serbe në Bosnjë, atëherë për një serb të vrarë “ne do të vrasim 100 myslimanë”. Në fund të viteve 1990-të Vuçiq shërbeu si ministër i informacionit në qeverinë serbe – për këtë arsye gazetarët perëndimorë e kanë quajtur “Goebbels të Sllobodan Millosheviqit”. (Joseph Goebbelsi ka qenë shef i propagandës së Adolf Hitlerit). Pas ndryshimeve të ashtuquajtura demokratike në Serbi më 5 tetor 2000, Vuçiq gati një dekadë i qëndroi besnik ideologjisë serbomadhe. Specialitet i tij është provokimi, nënçmimi, përbuzja, tallja me kundërshtarët politikë – në Serbi dhe në rajon.

Gjatë takimit të djeshëm në Bruksel kryetari serb e nënçmoi si me gjuhën e përdorur po aq edhe me gjuhën trupore kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Me gjasë i papërgatitur për të kundërshtuar një atak i tillë nga presidenti serb, Hoti arriti vetëm të thotë (a belbëzojë) se e kupton serbishten. Vuçiq e dinte se momenti i përshëndetjes së tij me kryeministrin kosovar regjistrohet nga kamerat. Ai e dinte se në këtë çast duhet të gjuajë një petardë për të shkaktuar mjegull dhe për të treguar “superioritetin kulturor” ndaj një shqiptari. Sepse në logjikën hegjemoniste serbe shqiptari patjetër duhet të flasë serbisht dhe duhet të jetë në gjendje të tregojë ndonjë anekdotë mbi gjyshin apo babanë e tij që ka bartur qymyr në Beograd në vitet 50-të apo 60-të.

Për fat të keq kryeministri i Kosovës – i papërvojë në këso ballafaqimesh dhe pa ekip që e njeh në hollësi biografinë politike të Vuçiqit – nuk arriti t’i kundërvihej presidentit serb ashtu siç e meritonte. Një shou i tillë i Vuçiqit gjithsesi e vë në situatë të pakëndshme secilin politikan. Por, siç nuk fitohen zgjedhjet me duar në xhepa, as në Bruksel nuk shkohet pa qenë mirë i përgatitur për të reaguar edhe në situata të papritura. Kryeministri Hoti do të mund t’ia kthente në shqip Vuçiqit: “A flisni ju shqip?”. Ose: “Jo, nuk flas serbisht, flas vetëm kroatisht”. Ose: “Kam folur gjatë kroatisht, por kohëve të fundit më shumë po më flitet gjuha malazeze”. Ose në anglisht. Ose do të mund ta injoronte Vuçiqin me një refuzim estetik rugovian.

Nuk kërkohet shumë mund nga politikanët e Kosovës për ta njohur pak Vuçiqin. Për shembull mund të shikojnë filmin dokumentar “Vladalac” (Sundimtari – biografia politike e Aleksandar Vuçiqit, gjendet në Youtube) të televizionit N1. Politikanët e rinj kosovarë që nuk dinë serbisht mund të angazhojnë një përkthyes. Bile po të kishte Kosova televizione më të arrira profesionalisht, dokumentari do të ishte përkthyer në shqip. Sepse të njohësh palën kundërshtare është përherë përparësi, sidomos në negociata të rëndësishme. Te “Vladalac” flasin disa prej analistëve më të zgjuar të Serbisë, të cilët kur luten për ta përshkruar Vuçiqin me një fjalë, përgjigjen kështu: keqpërdorues, i pasinqertë, arrogant, i paedukuar, destruktiv, radioaktiv, despot i dashuruar në veten e tij, narcisoid, manipulues, i paskrupullt, prepotent. Ose: “Një eksperiment i suksesshëm i agjencive që merren me narkotizimin e opinionit publik”. Vuçiq ka qejf të thotë se në rininë e tij, si “studenti më i mirë i drejtësisë” në Beograd, ka shitur vegla hekuri në një dyqan në Londër – dhe ka mësuar anglisht. Sipas një hulumtimi të mediave të pavarura të Beogradit Vuçiq në të vërtetë ka punuar në një thertore në Londër.

Nuk është vetëm Avdullah Hoti që demonstroi (së paku para kamerave) një qasje inferiore ndaj presidentit serb. Vëzhguesve të vëmendshëm u kujtohet skena kur presidenti inferior i Kosovës Hashim Thaçi duke dashur të duket sa më “proeuropian” e “bashkëpunues” në një forum ndërkombëtar, para kamerave dhe para diplomatëve e politikanëve europianë thoshte: ne, pra “unë e Aleksandri”, jemi “good guys”, domethënë djem të mirë e të pasherr që duam të arrijnë një marrëveshje historike. Kjo ishte qasje nënshtruese e gjunjëzuese.

“Miku im Vuçiq” – këtë fjali e përdorë nganjëherë edhe kryeministri i Shqipërisë kur dëshiron të polemizojë me kritikët e tij shqiptarë. Edhe kjo është një frazë e panevojshme. Nga prizmi shqiptar mik mund të quhet Zharko Koraçi. Ose mike mund të quhet Sonja Biserko. Apo Natasha Kandiqi. Politikanët e Kosovës (dhe ndonjë i Shqipërisë) nuk kanë nevojë të shtiren si tolerantë para kastës sunduese të Beogradit me shpresën se do të shpërblehen nga Brukseli. Nuk do të shpërblehen.

Sepse Vuçiqi nuk ndalet. Qe një shembull se si ai e demonstron racizmin e tij ndaj shqiptarëve. Më 14 janar 2017 nga Beogradi u nis një tren që destinacion final kishte Mitrovicën. Treni ishte “stolisur” me parullën “Kosova është Serbi” – në 21 gjuhë. Pas kërcënimit të palës kosovare se do të ndërhyjë me forca speciale për të penguar ardhjen e trenit në Mitrovicë, kompozicioni i vagonëve u ndal në kufi me Kosovën. Pastaj Vuçiqi tha (po e parafrazojmë): ndoshta shqiptarët e kanë vendosur kokën në binarë të trenit si indianët për të dëgjuar fishkëllimën e trenit. Në sytë e tij shqiptarët janë indianë, pra racë e ulët, që duhet nënshtruar. Asnjë politikan i Kosovës nuk e pati regjistruar atëbotë këtë deklaratë të Vuçiqit. Sepse politikanët e Kosovës kanë halle të tjera – personale, private dhe klanore. E kur vjen puna pisk, kur Vuçiqi i poshtëron para syve të botës, atëherë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shfaqin ngathtësinë e tyre.

As dje politikanët në Kosovë dhe mediat e shumta të Prishtinës nuk e vërejtën sharjen e radhës nga ana e Vuçiqit. Vuçiq deklaroi për media: “Unë vërtet e përjetoj refleksin e Pavllovit kur vij këtu (në Bruksel). Më vjen mundim të dëgjoj Hotin dhe nebulozat e tij se si ata janë viktima e ne kriminelë”. Çka është “refleksi i Pavllovit” (në gjuhë të tjera quhet: “qeni i Pavllovit”)? Mjeku rus Ivan Petroviq Pavllov bëri një eksperiment në fushën e etologjisë. Sipas tij, qenit i rritet sasia e lëngut në gojë (“i shkon lëng për goje”, sipas një fraze popullore) kur dëgjon hapat e padronit të tij apo hapjen e kutisë me ushqim. Zhurmën e hapjes së kutisë së ushqimit qeni e ndërlidh me ardhjen e ushqimit që ia jep pronari. Për të testuar këtë hipotezë, Pavllovi e bëri një eksperiment në vitin 1905. Ky eksperiment është i njohur si “qeni i Pavllovit”. Sa herë që ia çonte ushqimin qenit, Pavllovi i binte ziles. Sapo dëgjonte zilen, qeni e dinte se po vjen buka. Pas një kohe Pavllovi vetëm i binte ziles, por nuk sillte ushqim. Megjithatë, qenit i shkonte “lëng për goje” vetëm kur dëgjonte zilen, sepse ashtu ishte mësuar.

Në kontekstin e bisedimeve me Bruksel, Vuçiq e sheh veten në rolin e padronit me zile. Në këtë ilustrim shqiptarët janë vetëm qenë që vrapojnë pas ziles së tij. Njëherë i krahasoi shqiptarët me indianë, tash me qenë. Jo vetëm kryeministri i Kosovës dhe ekipi i tij, por edhe shoqëria kosovare duhet të kuptojë këtë mesazh dhe të mendojnë për këtë mesazh fyes. Mbi të gjitha duhet të jenë të përgatitur për ballafaqimet e radhës. Ky ballafaqim nuk mund të bëhet nëse Kosova nuk ka një ekip që ka dije dhe kujtesë të mirë historike për Serbinë dhe për politikanët e saj, duhet njohur “Filozofinë e Pallankës” për t’u përballur me filozofinë raciste të Vuçiqit.

Vuçiqi dëshiron që para botës perëndimore të perceptohet vetëm si politikan i shekullit 21. Është detyrë e politikanëve të Kosovës ta prezantojnë si politikan të fundshekullit 20-të, si huligan ultranacionalist që premtonte kufij të Serbisë së Madhe deri në Karllovc dhe Karllobag, që mbante fjalime kërcënuese në Glinë, një qytezë kroate e pushtuar nga serbët, që shkonte në Bosnjë për të përkrahur gjenocidin serb, që ndalonte media në Kosovë dhe përkrahte represionin e Beogradit në Kosovë.

Kush t’i kundërpërgjigjet Serbisë nga pala kosovare? Ministrat që takojnë njëri-tjetrin dhe këtë e shesin si aktivitet politik me postime bajate në Facebook? Ministrat dhe ministret që reklamohen në Facebook? Apo ndonjë zëvendësministër që mendon se e arritur e madhe politike është t’ia urosh ditëlindjen në Facebook kancelares gjermane? Për këso aktivitetesh taksapaguesi kosovar paguan qindra-mijëra euro në emër të rrogave.

Në vitet 1990-të, të cilat kanë qenë tepër të rënda, të errëta, prezantimi i palës kosovare në raport me Serbinë nuk ka qenë inferior si sot. Mjafton të lexohen intervistat e Fehmi Aganit në shtypin e Beogradit, ballafaqimet e Adem Demaçit me politikanë serbë në emisionin “Most” (Ura) të Radios Europa e Lirë ose momenti kur në një debat në Klubin e Gazetarëve të Huaj të “Tanjugut” në Beograd Veton Surroi kishte folur shqip duke zgjuar mërinë dhe urrejtjen e Borisav Joviqit, dorës së djathtë të Sllobodan Millosheviqit, dhe kreut të radikalëve, Vojislav Sheshelit. Dikur, pasi kishte konstatuar se nuk ka përkthim dhe për t’ua bërë të qartë nacionalistëve serbë se ai që flet një gjuhë tjetër gjithsesi është në përparësi, Surroi tha: “Do të vazhdoj të flasë në njërën prej gjuhëve të huaja” – dhe kishte vazhduar në serbisht. Nganjëherë mjafton një gjest për ta demaskuar kundërshtarin politik.

39 komente në ““Qeni i Pavllovit”: Në sytë e Vuçiç, shqiptari duhet të jetë bartës qymyri, hamall dhe të flasë serbisht”

  1. Zigur Qarri says:

    Normal kur ke km nji avdullah, turk hesapi

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Perse fyen ore zoteri ? Z. Hoti nuk eshte turk por eshte shqiptar i paster dhe i takon fisit te Hotit i cili eshte njeri prej fiseve te para shqiptare .

    2. Mbreti says:

      Shqiptaret e Kosovistanit i kan fajet vet, qe zgjedhin nje Shemshedin, Err o pa ( Perendimi) nermal qe do ethoset me nje Güzel. Albin Kurti ishte super. Ta gxoin Avdullaun shkerdhatet e Kocobes.

    3. ca ca says:

      pse me te tjeret Vucic sillet me mire? A e lexove se si e karakterizojne analistet serb?? apo po kapemi ndaj dickaje te dores se fundit dhe me turqit per bukuri i ka mardheniet Vucic.

  2. Zigur Qarri says:

    Normal kur ke km nji avdullah, turk hesapi

    1. ALB says:

      Patjeter krekoset qeni se ka para nje shqiptar me emer andollak, fatkeqesi per ne .Europa na shikon me percmim.

  3. katarakti says:

    Nuk ke çfarë të shtosh apo të heqësh. I ka thëne gjërat si duhet. Inferioritet shekullor i shqiptarëve para të huajve. KJo është një sëmundja e jona qindravjeçare. Që në kohën e Edit Durhamit. Bêjmë cubim me njëri tjetrin dhe vritemi për nje vijë uji apo një vështrim shtrembër. Por para të huajve sillemi si kone!

    1. Bureto says:

      Bravo Robelli! Nje leksion exelent për politikanet shqiptare dhe sidomos për ata kosovare. Flm, që ne të painformuarve, na dhe një informacion më të mirë nga sa dinim (edhe më shume e vazhdimisht, duhet t’i jepet publikut) për “Gebelsin e Milloshevicit, kasapait te Ballkanit, ndonjehere edhe ‘mikut’ të Thaçit dhe Rames.

  4. qytetari says:

    Po ta lexosh qete shkrimin e Robellit,del qe ai i atribon kryeministrit Hoti,nje qendrim inferior ndaj Vucicit,kur vete thenia e ketij te fundit,sic eshte cituar ne shkrimin me siper eshte:
    “Une vertet e perjetoj refleksin e Pavllovit kur vij ketu(ne Bruksel).Me vjen mundim te degjoj Hotin dhe nebulozat e tij,se si ata jane viktime dhe ne jemi kriminele´´.
    Pra sipas Vucicit,pala kosovare ne bisedime,paraqitet gjithmone me steriotipin(qendrim te perseritur),qe ata(kosovaret),jane viktimat,kurse ne (serbet)jemi agresori.
    Pra ne kete rast,nuk ka aludim,nga Vucici,te krahasimit te kosovareve me qen,por eshte permendur eksperimenti i Pavllovit,per te ilustruar qe pala kosovare ne bisedime mban te njetin qendrim gjithmone.Perkundrazi duke i u referuar eksperimentit te Pavllovit,vete Vucici e vendos vehten ne pozicionin e qenit,qe mbasi shikon sinjalin,kryeministrin Hoti,i lind mendimi shabllon(i njejte).
    Pra autori ,mendoj qe duhet ti kerkoj te falur kryeministrit kosovar,pasi i ka ngarkuar nje faj te supozuar.

    1. Hammerhaituri says:

      Ke plotesisht te drejte! Fatkeqsisht ky brez i politikaneve kosovare nuk ka asnje te afte te zhvilloje nje bisede te kultivuar dhe me pak mprehtesi diplomatike, fundi fundit me vlera qytetare! Hoti mund te jete njeri i ndershem por nuk i afrohet nivelit intelektual te Kurtit . Ky brez duhet te hapi krahun ,cilsite e kualitetet qe zotronin i shfaqen ne kohen e duhur por nuk kane madheshtine te kuptojne se nuk kane me c’te japin! Robelli nuk ka kapur thelbin e problemit!

      1. u dhime duke qesh says:

        O Hammer, mire Robelli eshte kokrra e Carit dhe nuk kupton as vete se c’thote, po edhe ti kokrra e trapit qenke! Ky qytetari me siper po ta shpjegon fare thjesht se ky Robelli eshte debil dhe nuk ka kuptuar kahun e krahasimit, ndersa ti je akoma me debil se Robelli, sepse ti ende se ke kuptuar krahasimin fare. Kuptove o derdimen people ?

        1. Alessio says:

          Ti i dhiri ben mire te mos shkruan kur shikon nje artikull si ky me larte’ se dukesh nga shprehjet se je ashtu sic ke edhe pseudonimin. Komentuesit e mesiperm treguan qytetari dhe nivel ne komentet e veta,mirpo njerez si puna juaj duhet t’ju ndalohet me ligj interneti. Te me falesh s’kam asgje personale me ju edhe kur perdora pseudonimin tuaj e bera se ashtu e keni quajtur veten.

          1. u dhime duke qesh says:

            O deficent, nuk te fal fare ? ? ?
            Mos kujton se je ketu ne akademine e miresjelljes!? Apo mos kujton se interneti eshte muzeu i fjaleve te urta, ku hyhet me bilete!? O trap, nuk ka fare rendesi emri qe perdor apo metodika e te thenit te gjerave (apo kujton ti o trupeshk se nuk di edhe ndryshe). Rendesi ka thelbi dhe kuptimi i te thenave dhe jo menyra, o i pagdhendur! Secili mund te zgjedhe menyra te ndryshme te te thenit ne ceshtje te ndryshme, apo edhe brenda nje ceshtjeje. Une nje nje cast mund te perdor metodike percmuese dhe tallese, ne nje cast tjeter mund te perdor nje metodike sqaruese apo argumentuese. Kjo eshte zgjedhja ime, jo e jote o buf! Me kuptove? Leshin e curres kuptove ? ? ? ?

    2. Alex says:

      Qytetari, hallall, asnje fjale nuk do t’ia shtoja interpretimit tend te sakte! Pra, sipas Vucicit, kosovaret jane si Pavllovi qe cdo here i bien te njejtes zile. E kujt i shkojne jarget nga goja sa here e degjon zilen?

    3. Naseri says:

      Plotësisht keni të drejtë!
      Autori i shkrimit ia ka huqur shenjës me disa metra!
      Për mendimin tim z. Hoti tregoj një kulturë të gjerë prej një diplomati të rryer, e jo arrogancë orientale-ballkanike! Të mos harrojmë, fyerja ose nënçmimi, flasin vetëm për autorin, madje shumë, por asgjë, ama asgjë, për ate të cilit i drejtohen! Këtë është dashur ky Rrobeli që ta kuptoj tashmë, pasi që ka një kohë të gjatë që jeton dhe vepron në perendim!

    4. morina says:

      Autori robeli ,vetem ne mullirin e serbise qon ujin duke sulmuar ata qe duhet mbrojte dhe e kunderta.Shiqoni krahasimin V,Surroi flet shqip ne Beograd…V.Surroi themelues i partise alternativa jugosllave,qe Kosoven e shifte si pjese e serbise H.Thaqi qenka inferior paska thene…njeriu qe ja ketueu pushken SEBISE FITOJ SIMPATINE E BOTES DEMOKRATIKE,NATOs.Robeli kurre nuk e ka thee nje fjale te mire per UCK,Thaqin…dhe nuk munde ta thote se gjithmone ka qene dhe eshte qene dhe zagar i shkaut ,kurre nuk i eshte ndale rroga nga Beogradi.

    5. vang says:

      JO ORE QYTETAR. : Vucic deklaron ne median serbe se shqiptaret i sheh si njerez te kategorise se ulet si qent e PAVLLOVIT i cili eksperimentonte.dmth si njerez me instikte dhe pa zhvillim intelektual.

      1. ca po thua says:

        Vucic deklaron ne media se trupeshke dhe idiote si ty o “vang” jane ajka e inteligjences gomarore ? ? ? ?
        O koqe kandari, Pavllovi eksperimentonte me qente, po si shpjegohet qe vete Vucic deklaron se ashtu si qenit i behet “goja leng” , edhe atij i kujtohen te njejtat gjera qe thone kosovaret (pra i behet “goja leng” atij vete). Na e shpjegon dot o Vang koktrashi!?
        Kur ke inteligjence deficente o “vang”, do besh mire te mos llapesh shume andej ketej o katunar inferior!

  5. "BOHOTINA" says:

    Bravo Robelli. Politikanet kosovare duhet ta kene ne tavoline kete artikull,

  6. Eri says:

    Me CV e Vucicit gjithe njolla te zeza politikanet e Shqiperise dhe te Kosoves duhet te kishin perfituar shume ne favor te shqipetareve por keta tanet jane plehra per vete.

  7. Koli says:

    Kot nuk i quante me percmim Enver Hoxha serbomedhenj ata per kapadaillekun e tyre.Vetem Albin Kurti ja u tregon atyre se kush jane e sa vlejne po Rama me bythqirat e tjere ne Kosove u bene bashke per ta hequr Albinin nga pushteti se rrezikohej reputacioni i Vucicit dhe i Serbise dhe dilnin lakuriq para popullit shqiptar hajdutet qe e vodhen Kosoven per 20 vjet rresht pas luftes.

    1. ik ere pirdhu says:

      E ke mbaruar filloren?

  8. Jim says:

    I vetmi politikan Shqiotat qe ja ka ulur koken ketij Serbi eshte vetem Edi Rama

  9. tropoja says:

    edvin rama i vjen hakut vuciqit pavaresisht se nuk mbeshtes ramen as ps-ne

  10. Lani says:

    E drejte qe ndihet inferioriteti, por me shume mungesa e pergatitjes. Nuk ka asnje lloj kuptimi qe drejtuesit shqiptare te flasin serbishten ne komunikim qofte edhe informal me serbet. Eshte in fe ri o ri tet!!!

    1. i relaksuar says:

      Ne fakt eshte SUPERIORITET!

  11. Ceni says:

    Zoti Hoti ka vajtur ne takim per te shprehur kerkesat kosovare cka e beri mire dhe me seriozitet. Ky pasazh nuk e trubulloi Hotin as dominoi axhenden. Te meresh me te, i thone te besh cubin kur nuk nevojitet.

  12. Vlesh says:

    Vucic e kemi Shqiptaro-Serbe!
    Thone se Mami i Vucicit ka punue me nje zyre me nje Shqiptar, te cilit V. I ka keput koken!
    Dulla bene mire ti kishte kerkue te beje ADN se vallahi keta “kopilat” jane te rrezikshem.

  13. Gazetaruc says:

    Artikullshkruesi shkruan se Vucic I krahason shqiptaret me Indianet race inferiore. Me keta gomere qe nuk kane idene si funksionon bota dhe kujtojne dhe deklarojne boterisht se indianet Jane race inferiore Kosova mundet Te perfundoje Serbi. Por kur Tema ju jep megafonin nuk I sherben kauzes shqiptare. Eshte gjynah sepse artikullshkruesi e fillon mjaft mire. Por si puna e lopes qe I jep shqelmin kazanit me qumesht dhe ky gomar ne fund zhvlereson cdo argument qe ngre. Kuptohet qe reputacioni dhe influenca Indise se Narendra Modit eshte shume me i madh se cdo te bardhi kosovar. Nuk eshte koha per racizem o idiot.

  14. Arberi says:

    Zoti Robelli! Respekte! Nji pyetje vetem: Ne se Ju do te ishit kryeminister ne vend te Z. Hoti mund te shkruani cfare do te thonit ne kete takim! Sepse gazetaret e kane te lehte te sygjerojne por duhet te japin edhe cfare do te benin po te ishin ata kryeministra, presidente, ministra….

  15. Ani says:

    I jap te drejte komentit te ”qytetarit”!

  16. pjeter says:

    Te pakten vetem me batuta,dhe deklarata qe e kan zene gafil Vucicin ne mes te Beligradit,eshte Rama.U skuq buze derri,u zu i pa pergatitur.

  17. Bekim Peja says:

    Nuk te bën emri as shqiptar as turk orë krym, shiqo veten në pasqyrë dhe do bindesh që nuk je vet shqiptar, me duket qe ju shoh, një shkurtabiq i zi e i shëmtuar, flokë kaçurrela ku edhe femrat e shtëpisë kan me shumë leshra se ky Avdullahi që qenka turk për ju.
    Ndërsa ky Rrebeli nga shkrimet e tij, tregon urrejtjen në disa figura që i treguan shkjaut vendin.

  18. Labi says:

    Bekim Peja ke te drejte,komentojne ketu ata qe shiten gruan dhe motren te Greku,e flasin per Turq ne Kosove,por materialin ja jep qeni pavllovit me emrin Robelli.Eshte cudi se pse gjithmone ky Robelli flet kunder atyre qe ben luften dhe nuk ptek problemin,prsh pse Robelli qe eshte Zviceran nuk ju kundervu asnjehere Dick Martit, pse Robelli nuk foli kurre per ate qe ne Kosove i bene paret tulla e tjeglla te blera ne Serbi dhe ushtrine presin ta beje Amerika e Turqia,pse nuk flet per ate qe nje pjese e Shqiptareve atje me shume pare ja hedhin kurvave ne muzik se qe japin per shtet,keto jane disa nga arsyet pse Enver Robelli i paralelizon Shqiptaret me qenin e pavllovit,dhe ne fund jane disa si puna e jetij we per azil ne Zvicer nuk kane lene gje pa thene per njerezit e luftes ne kosove,ndoshta dhe Robelli eshte lajmeru maxhup ne Zvicer per letra.

  19. betixho says:

    Pamvarësisht se analiza e zotit Robelli është e drejtë lidhur me profilin e z.Vuçiç si edhe historikun e marëdhënieve dhe qëndrimin ndaj shqiptarëve;lidhur me shprehjen e z.Vuçiç mbi ndjesinë e Tij si qeni i Pavllovit bën arsyetim të gabuar,Komentuesi Qytetari e spjegon dhe e qartëon sakt këtë frazë.Unë kam të njëjtën pikëpamje me Qyteterin dhe po saktësoj se z.Vuçiç është -lidhur me këtë shprehje-në linjën e Tij të deklaruar se “Ne nuk mund ta njohim Kosovën,pa marrë diçka,jo të fitojë vetëm Kosova,duhet të fitojmë të dy palët”,pra thënia e Tij s’ka fare lidhje me ofendimin e shqiptarëve por me gjëndjen e Tij se ndihet në gjëndjen e qënit të Pavllovit se do marr ndonjë kockë nga marrëveshja përfundimtare,dhe Ai i qëndron me ngulm kësaj ideje.Shqiptarët -sipas mendimit tim-për arrijtjen e një marrëveshje historike me serbët, duhet që krahas mbrojtjes së dinjitetit dhe reciprocitetit,që parashtron edhe zoti Kristafi në artikullin e djeshëm,duhet pra ti kushtojnë një vëmëndje të përqëndruar shprehjes së z.Vuçiç, që të dalin me një zë unik rreth formulimit të kundërpërgjgjes,mbasi aty gjëndet zgjidhja.Siç e kam shprehur edhe më parë në komente e mia, nuk është koha për qëndrime nacionaliste dhe rrahje gjoksi,mbasi burrat e zot shqiptarë më shumë i përkasin shekujve të kaluar se sa sot,dhe e dimë historinë.Mos harroni! ju ka ngarkuar historia për një paqe të përjetshme mes Shqiptarëve dhe Serbëve,dhe këjo paqe mund të humbasë në kohë, njësojë si një meteor në univers.Bëhuni të ndërgjegjshëm zotërinj të Elitës Politike Shqiptare këndej dhe andej kufirit që z’duhet të egzizstojë,se PAQJA arrihet tani!.Kur të hapni debat të ligjëruar,nëse,edhe unë si qytetar i thjeshtë do jap pikëpamjen time.Por vetëm atëhere ama,se s’kam luksin të merrem me demagogët nacionalistë dhe të pa aftë për të kuptuar gjeopolitikën dhe fatet e kombeve në infinit.

    1. u dhime duke qare says:

      Shko o kokkungull! Kush ta ka mbushur ty radaken per nje “paqe te perjetshme me serbet”! Nuk ka dhe nuk do kete “paqe te perjetshme” por vetem paqe te perkohshme me serbet. Sot po kerkohet kjo paqe e perkohshme, pas nje lufte ku fituam ne shqiptaret (Lufta e Kosoves). Pas luftes ka paqe dhe me kete paqe ne shqiptaret kerkojme te konsolidojme fitoren qe kemi arritur. Por pas paqes ka lufte o “analist” i sumes!!! Pasi shqiptaret te konsolidohen dhe perforcohen, do i kekojne perseri llogari Serbise per gjithcka ka bere dhe ka vjedhur ne histori. Ne kaq mundem te benim kete rradhe, por rradhes tjeter do bejme me shume, pas paqes se perkohshme!!! Keshtu funksionon historia o debil. Nese nuk e bejme ne, do e bejne serbet dhe do e hame ne! A more vesh o toc?

  20. betixho says:

    Unë nuk dua që ta pranoj mendimin e austriakut Jakob Fyjemajor këtu e 150 vite të shkuara,për Shqiptarët,që kishte shëtitur nëpër Shqipëri,ku do të shkruante në kujtimet e veta se: ”Shqipëria është vëndi I mëndjeve të shkurtra,një magazine e fuqisë fizike.Shqipëria nuk I nënështrohet kurrë vullnetarisht as vetes,as të tjerëve.Shqipëria është element që përherë mohon,dhe ku anarshia dhe paligjshmëria janë,si të thuash,shpirti dhe fryma e jetës”.
    Por si të bëj?.Për t’i ikur këtij mendimi do më duhesh të mos hasja tek të tillë, si ky që më drejtohet mua me shprehjen “ik o kokëkungull”por sikur të qenë shumë si Qytetari,atëhere po,do ta ç’vlerësoja Fyjemajor.

    1. u dhime duke qare says:

      O KOKKASTAVEC, ti mund te mos e pranosh mendimin e Fyjemajor ketu e 150 vjet te shkuar, por duhet te pranosh se nuk i plas kujt se c’ka thene ai debili para 150 vjetesh! Aq me teper ti duhet te kuptosh se debilat “e jashtem” dhe DEBILAT “e brendshem” si ty, nuk kane shume ndryshim!!!
      Ulu me kembe ne toke o torrollak!

    2. ca po thua says:

      Kujt i bie ne mend nese e vlereson apo e c’vlereson ti, kete Fyjemajor-in o Betixhoooooooooo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje