Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit.
Komentet ai i bëri para fillimit të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Pres diskutim konstruktiv që do t’i kontribonte normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve”, tha Borrell në adresimin e tij.
Borrell tha se i vjen mirë që BE-ja e ka rikthyer rolin udhëheqës të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fakt, dialogu rifillioi në njëfarë mënyre më 12 korrik, ku palët biseduan përmes një video- konference, por takimi i sotëm paraqet bisedimet e para të drejtëpërdrejta pas 20 muajsh.
Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të mirëpriten në fillim nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ndërsa i dërguari i posaçëm i BE për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të marrë pjesë në negociata.
Borrell dhe Lajçak do të takohen fillimisht me kryeministrin Hoti dhe pastaj me presidentin Vuçiq. Më pas, do të kalojnë në të ashtuquajturin takim trepalësh.
Kryeministri Hoti do të takohet për herë të parë ballë për ballë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një video-konferencë të mbajtur më 12 korrik, palët kanë rënë dakord për një agjendë të takimit.
Ata njoftuan se, ndër të tjera, do të diskutohet për të pagjeturit, por zyrtarët e BE-së të përfshirë në dialog nuk i konfirmuan këto pretendime, duke theksuar vetëm se “ekziston një agjendë për bisedimet”.
kane mbi 10 vjet qe bisedojne.Serbia i teheq prej kapistre dhe pret te lodhen qe ose te plotsohen ato qe do ajo ose bisedimet do rrine prap hiq e mos e keput.
Po ç’kompromis o “i madh”?! Kosova s’ka ç’jep më, ka dhënë aq sa e ka vënë ekzistencën e saj në rrezik. Po jini të zotët (nëse u pjerdh njeri thuhet më shkoqur n gjuhë më të drejtpërdrejtë) urdhërojeni “kompromisin”, detyrojeni Serbinë, që i ka aq shumë borxhe Ballkanit e veçanërisht Kosovës, të njohë Kosovën dhe të sillet me të si me një shtet të barabartë me veten. Kaq është e tëra. Mose ejani vërdallë si pordha nëpër brekët tuaja se u bëtë të mërzitshëm e të neveritshëm.
BE eshte e deshtuar dhe kurre nuk do ta zgjidhe konfliktin Kosove Serbi dhe ne qofte se do te bej dicka do ta bej duke perkrahur Serbine, kjo esbte nne e vertete e pa diskutueskutueshme.Shpetimtare e Kosoves eshte vetem SHBA se BE eshte nje kufome.