Vuçiç: Serbia “e gatshme të ndihmojë në gjetjen e të zhdukurve të Kosovës”

17 Korrik 2020, 13:06Rajoni TEMA

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi është i gatshëm të ndihmojë në gjetjen e personave të zhdukur gjatë kohës së luftës dhe të varreve të dyshuara të shqiptarëve të Kosovës.

Nga Milica Stojanovic

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten në mbrëmje se Beogradi është i gatshëm të ofrojë ndihmë për Prishtinën në gjetjen e personave që vazhdojnë të renditen ende si të zhdukur nga lufta 1998-1999, por dëshiron që autoritetet e Kosovës të përgjigjen duke ndihmuar në gjetjen e serbëve të humbur.

Vuçiç e diskutoi këtë temë pasi çështja e personave të zhdukur gjatë kohës së luftës u diskutua në bisedimet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Bisedimet shënuan rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës pas një hendeku prej 20 muajsh të shkaktuar nga një seri mosmarrëveshjesh midis dy vendeve.

Vuçiç tha për mediat se në takimin me Hotin, “ne thamë se Serbia kurrë nuk do të mbrojë askënd përgjegjës për krimet e luftës dhe se për shkak të familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, është e rëndësishme të gjenden vendet ku ata janë varrosur”.

“Ne thamë gjithashtu se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërkese të shqiptarëve, se kudo ku ata mendojnë se mund të tregojnë në hartë një vend ku ata mendojnë se mund të ketë ndonjë varr të ndonjë shqiptari, dhe se ne jemi të gatshëm të shohim bashkë me ata dhe me europianët nëse në atë vend ka apo jo diçka”, tha Vuçiç.

“Por ne kemi kërkuar të njëjtën të drejtë për ne, sepse, deri më tani, nuk kemi pasur qasje në Llapushnik, Dojnicë, Gjakovë, në liqenin Radoniqit, Koshare, Istog dhe vende të tjera në Kosovë”, shtoi ai.

Bisedimet për çështjen e personave të zhdukur ku janë të përfshirë ekspertë nga Serbia dhe Kosova do të vazhdojnë të mërkurën e ardhshme.

Vuçiç tha gjithashtu se “shqiptarët kërkuan që të hapen të gjitha arkivat ushtarake dhe policore, dhe ne thamë se nuk ka asnjë problem. Por edhe ju do të duhet të hapni arkivat e të ashtuquajturës UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”.

Hoti tha pas takimit se bisedimet me Vuçiçin përfshinë gjithashtu çështje ekonomike siç janë kompensimi i dëmeve të shkaktuara gjatë luftës 1998-1999 dhe çështja e pronësisë së asaj që ishte pronë shtetërore në Jugosllavi.

Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme”, shkroi Hoti në Facebook.

Megjithatë, Vuçiç tha se nuk pranoi të diskutonte temën e dëmshpërblimeve, duke thënë “nuk kishte kuptim të flitej për këtë”.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ngeci rreth 20 muaj më parë pasi Kosova vendosi tarifa 100 për qind për importet nga Serbia në shenjë hakmarrjeje për fushatën e Beogradit për të parandaluar pranimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare dhe për t’i bindur vendet të ndryshojnë vendimet e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington muajin e kaluar, por kjo u anulua pasi prokurorët në Hagë njoftuan se ata kanë hartuar një aktakuzë që akuzonte Thaçin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

3 komente në “Vuçiç: Serbia “e gatshme të ndihmojë në gjetjen e të zhdukurve të Kosovës””

  1. Ik o debila se shtet i sajuar keni qene qe ne fillim. says:

    Qenin e ngordhur do gjesh o Tare Vucic, rremo rremo sa te duash.

  2. pjeter says:

    Prokuriret Serbe e kane menduar qe ministri i propagandes se Milloshit,ka qene pjese e asaj bande? Edhe pse nuk ka prova qe mund ta kete terhequr vete kembzen,ai ka bere te mundur ta terheqi kembzen e kallashit nepermjet atyre qe frymezoi.Tani kerkon akoma te hedhi hi syve? Per ç’fare eshte e gateshme kjo Serbi,kur i abiliton dhe i kualifikon si heronje kriminelet,qe masakruan dhe perdhunuan,ushtruan gjenocid,kunder shqiptareve?Po ata prokuroret e Hages,qe marrin per baza dosje te te fabrikuara nga Serbiçat,e kane idene me ke kane te bejne?Kush jane Serbet per ata? Apo duan te jene trashegimtaret e denje te atyre qe mbyllen syte, dhe u kthyen nga krahu tjeted kur Mlladic,masakronte me mijra e mijera civile ne Sebrenice. Por ketu ne kete mesele, nje dore te mire ja u ka dhen Luluqi,Me Argiten,si bashkepuntore,ne hartimin e listave fallco,dhe te teorive me shtepi te verdha,dhe ne fund te del ai publicisti i idiotesive,Ljubici,qe i mban iso,kukuvajkave serbe.

  3. Kruja says:

    Nuk eshte detyra e shqiptareve te gjejne ku jane groposur njerezit nga terrori serb. Shteti serb duhet te pergjigjet direkt per ata mijra te humbur dhe te tregoje se ku jane varrosur neper Serbi. Po ashtu edhe nga pala jone, nese ka pasur raste krimesh ndaj civileve serbe duhet te tregohen varret. Ketu ka reciprocitet dhe jo sic thote Vucic: Ju gjeni tonat dhe ne gjejme tuajat!!!

    Kjo tregon papjekuri dhe mos-reflektim ndaj krimeve qe kreu shteti serb ashtu si ne Srebenice kur krijoi kampe perqendrimi dhe vrau me mijra civile. Keto jane faktuar nga prania edhe e forcave ushtarake europiane, pra Europa e di kush ka kryer krime shteterore. Kosova nuk ka qene shtet atehere kur Serbia kryente krime dhe terror me forca policore dhe ushtarake prandaj nese ne Kosove jane kryer krime ndaj serbeve nuk ka asgje te keqe qe te dalin pergjegjesit sepse ata nuk perfaqesojne shtetin e Kosoves.

    Nuk mund te barazohen krimet shteterore me krime te kryera nga individe qofshin keta edhe te orgainzuar ne struktura ushtarake si UCK-ja. Eshte fakt i njohur se UCK ishte nje force kunder ushterise Serbe ne Kosove dhe kishte karakter mbrojtes nga sulmet serbe dhe nuk ishte strukture shteterore sic ishte ushteria dhe policia serbe. PER KETE DUHET TE JAPE LLOGARI VUCIC DHE KETU DUHET MBAJTUR TEMA E BISEDIMEVE. Kjo teme ka direkt te beje me demshperblimet e luftes te cilen Vucic e quan ‘te pakuptimte’!!! Jo, Jo, ka shume kuptime. KUPTIMI eshte se lidhet direkt me karakterin e luftes qe kryen palet dhe Serbia ka kryer krime shteterore. Ketu eshte themra e Akilit qe Vucic i shmanget dhe nuk gjen dot ‘reciprocitet’.

    Pra ‘reciprociteti’ qe Vucic pretendon: ‘ti gjej c’kam vrare une dhe une gjej c’ke vrare ti’ eshte absurditet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje