Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të sotëm në Bruksel, që ishte takimi i parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se çështja e të zhdukurve dhe zhvillimi ekonomik ishin temat kryesore të takimit. Ai shprehu besimin se “është shënuar përparim edhe tek tema e zhvillimit ekonomik, detajet e të cilave do t’i merrni vesh ditëve në vijim”.
Ai tha se synimi i qartë i këtij procesi “është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se kryeministri Hoti kërkoi “hapjen e arkivave të policisë serbe dhe në atëherë kërkuan që të hapen arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai tha se bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur do të diskutohet të mërkurën e ardhshme në nivelin teknik.
Ai tha se bisedimet do të jenë të vështira sepse Serbia nuk bisedon vetëm me shqiptarët por edhe me BE-në dhe vendet më të fuqishme evropiane.
Takimi i sotëm pasoi një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha para takimit se është “i kënaqur të shoh se Bashkimi Evropian është rikthyer në timonin e procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot me ne në Bruksel për takimin e parë ballë përballë”, tha ai duke theksuar se duke u takuar për të dytën herë në një javë, “të dy udhëheqësit dëshmuan përkushtimin e vendosur për bisedimet e lehtësuara nga BE-ja ndërmjet tyre dhe unë e mirëpres këtë”.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve “që t’u qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit dhe duke pasur në mendje të ardhmen evropiane të qytetarëve të tyre në Kosovë dhe Serbi”.
I dërguari i posaçëm e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me takimin e së dielës procesi u kthye në binarë pas 20 muajsh.
Diskutimet e sotme u mirëpirtën edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charkes Michel, i cili takoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë para fillimit të takimit.
Të premten e kaluar Kosova dhe Serbia diskutuan në një video konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe aty u pajtuan për rifillimin e bisedimeve por nuk u pajtuan në asnjë pikë për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Kam frike se ne fund do dali si Shen exhidio dikur kur ndermjetesonte mes millosheviqit dhe Rugoves, por ka.nje dallim se Rugova para se te nisej per bisedime tubonte kokat e vendi dhe diskutohej me e mira e mundshme per kohen,tash hoti niset fillikat me duar ne xhepa dhe nje pelene ne goje kurse vuqiq e pret kinse me ndermjetesuesin me nje liber ku shifet Kosovo i metohije,vetem kjo ka mjaftuar qe hoti ta refuzonte takimin, nderkohe qe vuqiqi ferkon duart hoti kakarise diqka ne twitter sikur do ta binde shefin e vet isa mustafa se ka i rri perballe vuqiqit, per mua kjo eshte nenshtrim para serbise,sdo mend se ky edhe ishte qellimi i europes prandaj arrestoi presidentin, dhe vetem kafshet nuk e kuptojne gezimin e ndermjetesit europian kurdeklaron se ndihet i kenaqur qe arriti ta rikthej dialogun ne Europe.
Lexova diçka ne nje pelene qe ndyne shqip e qe quhet bota sot se mbajtja ne burg e presidentit Thaqi eshte ne te mire te kosoves dhe quditerisht artikullshkuesi qenka profesor enver bytyqi,kam degjuar shume akuza e deklarata te serbise ndaj presidentit por edhe gjithe kosoves e sidomos atyre qe kane luftuar kunder serbise por fjale me te ndyra dhe akuza me te ndyra skam degjuar kurre, njegje kisha dashur ta pyesja kete prof bitiq enver a i vjen marre kur del para pasqyres se çfar ka deklaruar sot, dhe çfar gjaku ka,serb apo serbosllav, poashtu lexova edhe nje qe quhet mender gazetar nje far faton memeti, a Jane ne gjendje ket horra ta kuptojne se presidenti dhe gjithe ata qe gjykohen sot Jane denuar dikur nga serbia dhe po gjykohen pikerisht per shkaterrimin e serbosllavise se siq duket aq shume ju paska dhimbsur juve saqe nuk do ju knaqej zemra nese nuk e masakroni ju vet me duar tuja presidentin por me vendimin e vuqiqit,turp ju qoft e haram e paqi sa ajer qe thithni ne kosoven e shkaterruar,haram e paqi edhe kete pak liri qe e kemi,haram e paqi edhe gjinin e nanes,haram e paqi edhe diellin qe ju nxene, haram e paqi o gjakpirs o kriminel o pjell e serbit bitiq e memet.
Ka perparim, tash te dyte me syza Vuqi-Dulla, kurse Taqi ne intervista 24/7, Haga Got Talent.
Dulle koti burr i “zoti”, qka la “zmija” e kulloti.