Ëndrra shqiptare në Maqedoninë e Veriut

18 Korrik 2020, 14:45Rajoni TEMA

Partitë shqiptare fituan 33 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, si asnjëherë më parë. Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues në kampin shqiptar me 15 deputetë.

Zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut sollën një rezultat mjaft të mirë për partitë shqiptare. Pozicioni dhe ndikimi i tyre në parlamentin e ri me 120 vende është rritur. Votimet u mbajtën në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Por, kjo nuk ndaloi qytetarët, të cilët sfiduan frikën duke dalë në zgjedhje për t’i dhënë formë Parlamentit të ri të Maqedonisë së Veriut. Si asnjëherë më parë, në spektrin politik shqiptar pati dy risi: Lëvizja Besa hyri në koalicion parazgjedhor me një parti të madhe maqedonase dhe Bashkimi Demokratik për Integrim doli me kandidatin e parë shqiptar për kryeministër.

Emri i propozuar për të realizuar këtë ëndërr është Naser Zyberi. Lindur në komunën Sarajit në Shkup, 59-vjeçari i diplomuar në Universitetin e Prishtinës për drejtësi është një figurë e zgjedhur mirë nga BDI. Nga viti 1990 deri në 2002, Zyberi ka shërbyer për 3 mandate radhazi në parlamentin maqedonas si deputet nën logon e Partisë për Prosperitet Demokratik. Gjithashtu, ka shërbyer edhe si Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, zv.Kryeministër i Maqedonisë së Veriut si dhe është bashkëpërpilues i Marrëveshjes së Ohrit. Këtij kontributi kërkon t’i shtojë edhe një tjetër, përparimit të të drejtave të shqiptarëve si dhe përshpejtimin e rrugës së anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian si dhe rritjen ekonomike.

Duke marrë shkas nga vendimi i BDI-së, fushata elektorale e shkurtër dhe e kufizuar në Maqedoni të Veriut do të përqëndrohej kryesisht në çështje etnike. Por, çfarë e shtyu BDI-në që të ndërmerrte këtë hap historik? Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së, tha: “Shqiptarët e kanë dhënë provën që mund të jenë të parët, siç është rasti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Kësaj radhe kemi propozuar kandidat shqiptar për kryeministër”.

Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, paçka se shprehin dëshirën që shqiptarët në Maqedoni të Veriut të fitojnë më shumë të drejta dhe që zëri i tyre të jetë më i fuqishëm, janë shumë skeptikë për nismën e BDI-së. Sipas tyre, kandidati për kryeministër ishte thjesht një mjet për të thithur sa më shumë vota.

Partitë shqiptare në total zotërojnë 33 deputetë nga 120 që janë gjithsej. Por, këto mandate janë të shpërndara në 4 grupime të veçuara politke. Natyrisht, nëse do të garonin në një parti, numri i përfaqësuesve do të ishte edhe më i lartë, por çfarë i pengon ato të bëhen bashkë? Mexhiti tha: “Një parti e vetme politike shqiptare është e dëmshme. Shqiptarëve në Maqedoni u duhet një parti në qeveri dhe një parti në opozitë.

Ndërsa Elmedin Memishi, nga lëvizja BESA, thekson: “Kemi apeluar gjatë ndryshimeve kushtetuese të kemi një unifikim të të gjitha partive shqiptare, por fatkeqësisht nuk e panë të arsyeshme që të uleshim e të bashkëbisedonim për interesat e shqiptarëve”.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Bashkimi Demokratik për Integrim u zgjati dorën e bashkëpunimit partive të tjera shqiptare, për të realizuar ëndrrën e një komuniteti të tërë.

Lidhja Socialdemokrate e Zoran Zaev, edhe pse pjesë në përbërje të koalicionit parazgjedhor ka një parti shqiptare, nuk do të kursehej në deklarata kundër propozimit të BDI. Madje do të propozonte se do t’i falte deputetë opozitës së VMRO-DPMNE, vetëm që Maqedonia e Veriut të mos ketë një kryeministër shqiptar këtë mandat. Të njëjtën gjë ofroi edhe Hristian Mickovski.

“Jam i gatshëm që në bashkëpunim me deputetët tanë, t’i japim 13 deputetë VMRO-DPMNE-së, pasi aq do t’i duhen për të formuar qeveri të pakicës, në rast se BDI-ja kushtëzon formimin e qeverisë me kërkesën për kryeministër shqiptar”, tha Zaev.

“Ne do të kemi shumicën dhe nuk do të lejojmë asnjë kushtëzim nga partitë e tjera. Dihet se kujt i takon kryeministri në këtë shtet”, nënvizoi Mickovski.

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut e pranojnë se është bërë mjaft përparim dhe kanë arritur të drejta historike si dygjuhësia, por jashtë kamerave shprehen se i druhen një reagimi të padëshiruar të maqedonasve në rastin e një kryeministri shqiptar. Historia u justifikon frikën, pasi në rastin e 27 prillit të vitit 2017, kur Talat Xhaferi, një shqiptar, zgjidhej për herë të parë në drejtim të Kuvendit, dhuna dhe urrejtja ndaj shqiptarëve thuajse çoi në luftë civile.

Ambiciet janë të mëdha, çmimi për realizimin e tyre ka qenë i lartë. Por, komuniteti shqiptar në Maqedoni të Veriut gjithmonë ka luftuar. Pa u dorëzuar, deri në realizimin e ëndrrës. (A2)

17 komente në “Ëndrra shqiptare në Maqedoninë e Veriut”

  1. Sqepari says:

    Kjo do ndodhi kur te gjitha partite shqiptare te kapnin 50 %+1 te deputetve. Te gjitha te tjerat jane endrra. Jini realiste dhe rrini me kembe ne toke!

    1. ca po thua says:

      Kryetari i Kuvendit te Makedonise se Veriut u zgjodh pa u bere shqiptaro-makedonasit 50%+1 dhe sllavo-makedonasit 50%-1!!! Kuptove?

      1. Sqepari says:

        Nuk funksionon ashtu. E keni gabim! Kryetari i kuvendit eshte rrjedhoje e koalicionit, qe pason edhe me disa ministri e poste te tjera. Po qe se shqipot tane ngulin kembe partise fituese maqedonase i duhen 15 deputete, qe eshte gati tja japi partia maqedonase kundershtari i saj, Vermont. Ketu do jemi dhe flasim prap.

        1. ca po thua says:

          Edhe kryeministri ne mos sot, nje dite se shpejti do jete rrjedhoje e nje koalicioni ….

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    El Medin Memish, krietar i BESA-s se te pabeseve sunitoshqipfoles…………….!!!

  3. Detari says:

    Endrra e shqipfolsave ne fyrom eshte erdogani dhe me shume xhami

    1. Tanguli says:

      Graqia e ka njohur shtetin me emrin Makedonia e Veriut! Ti vazhdo mbaj tullumin ne goje ? ? ?

  4. millosh kopiliqi says:

    Maqedon I vertet eshte nje shqipfoles me besim ortodokse!!! Kjo duhet sqaruar gjithe popullit ne maqedoni

    1. u dhime duke qesh says:

      Pse me besim orthodoks dhe jo me besim katolik, me besim mysliman, me besim protestant, me besim bektashi, me besim budist, pa besim fare …
      C’lidhje ka feja ketu o kokpatate ?
      Shqiptaret e sotem jane pasardhes te makedonasve te lashte, kjo po! Po ketu nuk ka fare lidhje feja. KUPTOVE!?

  5. ABC says:

    Kryetari i kuvendit ka celsat e kashtes ne dore. Ndersa kryeministri ka pak me shume. Gjithsesi, sllavet te bashkuar kane perafesisht 70% te votave. Beji hesapet vete. Kjo eshte nje mundesi e arte per shqiptaret te vendosin me shume te drejta per veten e tyre, por qe te kerkosh kryeministrine eshte si te hedhesh rastin ne here. Pyetja eshte, a eshte kjo levizje e shqiptarve te Maqedonise e qelimshme apo kane luajtur mendsh?

    1. uhahahaaaaaa says:

      O torrollak, ky raport popullsish nuk do zgjase me shume se 20-30 vjet! Shqiptaro-makedonasit kane filluar pergatitjet qe tani per 10 vjecaret e ardhshem, kur sllavo-makedonasit do shkojne drejt pakices.
      Mendsh ke luajtur ti o kokpatate ?

  6. Tonini says:

    Eshte per tu pershendetur,orjentimi i shqipetarve,pro bashkimit dhe unifikimit,kjo duhet te jete e pranishme ne cdo kohe,po dhe duhet te kihet kujdes nga drejtusit e politikes shqipetare,qe te jene sa me racional ne kerkesat e tyre,kerkesat e tyre duhet te jene aq sa kan mundesite,se si do qe te jete,shqiptaret te bashkuar,kane nje % te caktuar votusish,qe nuk mund te kalojne 30% te votave,gje qe nuk ju krijon mundesine qeverisjes,po ashtu duke pasur parasysh historine e mardhenieve me popullsine maqedonase,qendrime ekstreme,mund te ushqejne unifikimin e popullsise maqedonase ne qeverisjen e vendit pamvarsisht te rrymave politike

  7. Taulant says:

    Folen pseudo SHQIPTARET , shkoni clironi Qipron e mos u merrni me llafe forumeve. Mos u hiqni me grek se evgjitet mbetet duke ber gam gam .

    1. Piro says:

      Shqiptaret e Maqedonise kane marre vertet shume deputet. E drejta per Kryeminister i takon partise fituese. BDI eshte partia e trete dhe me diference nga dy te parat. Pervec posteve, kjo situate duhet perdor per te zgjeruar te drejtat e tyre dhe per tu bere faktor i perhershem ne politiken maqedonse. Urime!

  8. Alba.ny says:

    Nuk e kuptoj atë farë politikani, Mexhitin, pse qënka e dëmshme që shqiptarët të jenë të bashkuar në një parti, ose të paktën në një koalicion të vetëm.Në çdo rast do të jenë kingmaker -it, dmth gjithnjë në pushtet, pak a shumë si LSI në Shqipëri. Besoj ajo mendësi e katandisi partinë e Arbën Xhaferit në këtë derexhé.

    1. i cudituri says:

      C’te kuptosh, ti vetem pjatat ne USA di te lash! Shqiptaret si cdo popull normal i perkasin partive te ndryshme (dmth kane bindje dhe kuptueshmeri politike te ndryshme). Keshtuqe eshte normale qe te keni parti te ndryshme politike. Kjo eshte te jesh popull normal. Nese do kishin vetemm nje parti, atehere ata do ishin anormal dhe te ndoshta te vetmit ne planet.
      Pastaj ceshtja e bashkepunimit midis grupimeve dhe partive eshte tjeter gje.

  9. Kuq e zi says:

    Nqs shqiptaret do garonin me nje parti thuhet do merrnin me shume se 33 deputete sa 35 apo 40?
    Ajo qe me bie ne sy eshte numri total 120
    Pra 35 apo 40 sa perqind te popullsise bejne sepse jemi mesuar qe statistikat shteterore te mv thone nuk kalojne 17%
    Ndesa sot ne baze te deputeteve jemi te 30% pa llogaritur migrimin e etnise shqiptare sepse ndryshe vertete do jete te 50%
    Prandaj dhe censusi i 2014 u anullua ne mes
    Nje census me mbikqyrje nderkombtare do na dilte nje maqedoni me shumice shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje