Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli, ku u takua me presidentin e Serbis, ka dhënë intervistën e parë për mediat në Kosovë. I ftuar në televizonin T7, Hoti tha se amerikanët kërkuan që të mbahet takimi me 27 qershor në Washington, edhe pse u zbulua aktakuza kundër Hashim Thaçit.
“Ne vlerësuam se delegacioni u përgjysmua dhe vendosëm ashtu. Ne e kuptuam vetëm pasi zbritëm në Vjenë. Ishte befasi por është çështje e drejtësisë.
Ndodhi ajo që ndodhi, derisa delegacioni u përgjysmua vendosëm se është më mirë të shtyhet për një herë tjetër. Biseduam me ambasadorin Grenell dhe ata kërkuan që takimi të mbahet pavarësisht çka ndodhi.
Por, pas diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës që kam bërë, unë kam kërkuar që të shtyhet takimi dhe ata kanë mirëkuptuar”, ka thënë Hoti.
Takimi i nivelit të lartë ishte parashikuar në 27 qershor në SHBA, por u anulua pasi u publikua aktakuza për Hashim Thaçin dhe Kosova tërhoqi delegacionin në momentin e fundit.
KJO TREGON QE BE ESHTE PROSTITUTE…..
dhe asgje ska per te bere ashtu sic nuk beri per10 vjet.
Dulle edhe tash eshte dashur JO te shtyhet por te anulohet dhe te protestohet,te pakten ti tregohet euroeps se egzistojme si komb, shifni serbet kur u arrestua vulini serb ne Mitrovice ata protestuan dhe kercenuan edhe me lufte,kurse ti dulle me duar ne xhepa hopa ne bruksel,me vjen keq per ty por vuqiqi edhe u tall me ty sikur tentoi te ta dhuron nje cucull! prandaj kujtoje historine e thuprave te Skenderbeut .
Ti ke kerkuar qe te shtyhej takimi ??
Pse ne te kundert cdi beje
Dije gje zotrote se c’ishte gatuar nder vite per shkembimin e kufijve ?
Ti ishe thjesht vetem per firme cmendon zotrote se je aty ku je per dicka tjeter vetem se me firmos?